Rivarroset Azemi, mungon Rama. Fatmira: Në ’90 e donte Kirin se ishin tullacë të dy
U emocionua si shumë vite më parë, por Fatmira e pa si “ringjallje rivarrosjen e Azemit tek Dëshmorët e Kombit. I priti të gjithë, të majtë dhe të djathtë, qytetarët nga të gjitha trojet e shqiptarëve. Dhe në fund të ditës së djeshme u ndje e lehtësuar pasi pas të gjitha nderimeve që i janë bërë Azemit, bashkëshortit të saj, më në fund u bë varrimi i vërtetë i heroit të demokracisë. Fatmira Hajdari thotë për “Gazeta Shqiptare”, se kjo ceremoni erdhi në kohën pasi Azemi kishte marrë vlerësimet më të larta nga shteti, ndaj nuk heziton ta quajë zhvendosjen e eshtrave të tij nga Sharra tek Dëshmorët e Kombit si varrimin e vërtetë të tij. Fatmira shprehet se ftesat ishin si për të majtët ashtu dhe për të djathtët, pasi sipas saj Azemi u përkiste të gjithë shqiptarëve. Ajo rrëfen dhe lidhjen e hershme me kreun aktual të PS-së Edi Rama, në vitin ‘90, vizitat në familjen Hajdari dhe si e mbante në prehër Kirin e vogël. Por më pas Fatmira tregon se Rama iku dhe nuk erdhi më asnjëherë në banesën e tyre. Madje kryeministri i sapodekretuar ka munguar edhe në ceremoninë e rivarrimit të Azemit të zhvilluar dje.
Znj.Hajdari, çfarë do të thotë për familjen e Azemit rivarrimi i tij, tashmë tek “Dëshmorët e Kombit”?
Ky është varrimi i vërtetë që i bëhet Azemit. Është një “ringjallje” e Azemit.
Ju keni kërkuar prej kohësh që Azemi të varrosej tek Dëshmorët e Kombit, por a u vonua rivarrosja?
Zhvarrosja e Azemit u bë në një kohë pasi iu bënë të gjitha nderimet dhe vlerësimet më të larta në shtetin shqiptar, por edhe në trojet e tjera ku jetojnë shqiptarët. Azemi ka marrë shumë vlerësime, duke nisur që nga komunat, bashkitë, “Qytetar Nderi” i Tiranës, e deri nderimet më të larta që i kanë bërë tre kryetarë shteti të Shqipërisë. Po kujtoj këtu dekorimet e ish-presidentit Alfred Moisiu me urdhrin “Nderi i Kombit”, ish-presidentit Bamir Topi me “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe së fundmi, në muajin mars 2013, edhe Presidenti aktual Bujar Nishani me “Urdhrin e Flamurit Kombëtar”. Azemi, si “Hero i Demokracisë”, përveç urdhrave e medaljeve, dekoratave e titujve të tjerë, gëzon nderimin më të lartë në Republikën e Shqipërisë: “Urdhri i Flamurit” (nga Presidenti Nishani) dhe vlerësimin më të lartë në Republikën e Kosovës “Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit”, që iu dha nga Presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova në vitin 2003. Pra, zhvendosja e Azemit te Varrezat e Dëshmorëve ka ardhur në një kohë, pasi iu bënë të gjitha nderimet dhe vlerësimet më të larta në shtetin shqiptar, por edhe në trojet e tjera shqiptare apo diasporë.
Ishin të gjithë të ftuar në ceremoni? Edhe Edi Rama?
Azemi u përket të gjithë shqiptarëve. Në Varrezat e Dëshmorëve nuk ka dëshmorë që i përkasin të majtës apo të djathtës. Mund të them se shumë prej personazheve që sot i përkasin forcës së majtë politike, mund të flasin për vlerat e Azemit, shumë më tepër sesa unë që kalova përkrah tij një kohë të gjatë.
Çfarë raportesh kishte Azemi me Edi Ramën, njiheshin me njëri-tjetrin ?
Kanë qenë shokë bashkë në vitet e para të demokracisë. Në vitin 1990, Edi vinte shpesh tek ne.
….vinte në shtëpinë tuaj?
Po kemi qenë me qira në rrugën “Vaso Pasho” dhe Edi vinte herë pas here. Kur vinte e mbante në prehër Kirin.
Sa vjeç ishte Kiri?
Kiri ishte 7 vjeç atëherë dhe ishte tullac nga koka sepse ja kishim qethur flokët dhe Edi e kishte shumë qejf se ishte vet si tullac.
Çfarë ndodhi më pas, e ruajti Azemi miqësinë me Ramën?
Jo sepse më pas Edi iku dhe nuk erdhi më në shtëpinë tonë.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)