“Fjalëkalimet” çojnë te vlerat europiane
Të bësh ende tërkuza fjalësh rreth arsyeve të votimit masiv që solli në pushtet Koalicionin për Shqipërinë Europiane, më duket tashmë një punë e tepërt. Sikurse e tillë mendoj do të ishte edhe zdërhallja te pretendimet e opozitës aktuale, që pas 8 vjetësh qeverisjeje, tani na u kujtokërka për procedura kushtetuese të transparencës demokratike, të cilat ajo vetë ua ka kufizuar të tjerëve pothuajse krejtësisht. Jo, nuk ia vlen që me konstituimin e legjislaturës VIII të Kuvendit të Shqipërisë dhe të një qeverie të re të rrish e të komentosh deklaratat e kreut të forcës politike të zhytur në opozitë. Përgjigja edhe më e plotë për atë dhe të paktët mbështetës të kësaj force në shpërbërje e sipër, shumë shpejt do të mësohet kur të publikohen rezultatet e një inventarizimi të plotë financiar, të mbajtura fshehurazi deri tani nga qeverisja e gremisur me votat popullore.
Tani për tani mjafton të përmendet që programi i qeverisë (2013 – 2017) u vu në dispozicion jo vetëm të mediave, përpara sesa përfaqësuesit e minorancës aktuale parlamentare t’u suleshin ekraneve dhe t’u rëndonin mikrofonave me ankesa për mosshpërndarjen atyre të këtij programi. Është fakt që ky ishte depozituar në kancelaritë e Kuvendit të ri qysh pasditen e së martës, por - me sa u kuptua – përfaqësuesve të pakicës u mungonte vullneti t’i hidhnin sytë dhe të formulonin pyetjet dhe kërkesat e nevojshme individuale apo grupore për sqarime të mëtejshme. Megjithatë, edhe kjo situatë u zgjidh në marrëveshje konsensuale të kryetarëve të grupeve parlamentare kryesore, sipas së cilës, diskutimi apo debatimi i programit të qeverisë dhe miratimi i tij do të zhvillohen e miratohen të shtunën e kësaj fundjave. Ashtu siç u dekretua me ritme të shpejta krejtësisht normale nga Presidenti i Republikës përbërja e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.
Pra, nuk ia vlen vërtet të zgjatemi me komente të tilla, edhe sepse koha nuk pret për zvarritje të pafrytshme, madje të dëmshme të kërkuara prej disa politikanëve tanë, që do t’ia zbrapsnin dhe zhbënin përsëri popullit shqiptar gatishmërinë e një organizmi të rëndësishëm, siç është Bashkimi Europian, për ta përfshirë në gjirin e vet nëpërmjet proceseve integruese intensive. Prandaj vlerësohet që këto ditë është e domosdoshme të përfundojë në sallën e të mandatuarve nga elektorati i 23 qershorit çdo procedurë elementare, për të bërë plotësisht të mundur që në fillimet e javës së ardhshme të realizohet vizita e kryeministrit Rama në Bruksel, ku e pret një axhendë e ngjeshur e takimeve zyrtare të tij edhe me 5 titullarët kryesorë të unionit. Të mos harrojmë, gjithashtu, se pas rreth një muaji pritet të publikohet Progres – Raporti i BE, nga përmbajtja e të cilit – sipas shumë gjasave – do të spikatë propozimi i Komisionit Europian, për t’iu akorduar Shqipërisë statusi i shtetit kandidat, që do t’i ofrohej në nëntor Parlamentit Europian për miratim, dhe në dhjetor Këshillit të Ministrave të Shteteve Anëtare të BE për të marrë dhe shpallur vendimin përkatës. Vetëm me kalimin e suksesshëm të kësaj faze, fati do të na printe për të çelur shumë shpejt, aty nga mesi i vitit të ardhshëm, siç është premtuar nga Brukseli, bisedimet për anëtarësimin edhe të Shqipërisë në union.
Por, për të hedhur këto hapa, që po mundësohen tashmë pas rrëzimit të një qeverisjeje rrënuese, nuk mjafton vetëm padurimi i shqiptarëve për të hedhur këmbën sa më parë në trasenë e qëndrueshme të kësaj rruge dhe as kapacitetet e qeverisjes së re për mobilizim në shtimin dhe shpejtimin e ritmeve të dëshiruara. Sikurse, nuk mjafton madje as gatishmëria e Brukselit për të udhëhequr shtetin Shqiptar të ringritur, që të arrihen objektivat e kërkuara. Në këtë zinxhir kushtesh, një hallkë e domosdoshme lidhet me programin qeverisës të mandatit të parë, sa dhe si u përgjigjet ai nevojave akute dhe atyre perspektive, që mund të përligjin funksionimin e kësaj ecjeje në hapësirën europiane. Dhe, një program i tillë i titulluar “Shqipëria e Gjeneratës Tjetër” është me të vërtetë shumë inkurajues në të gjitha drejtimet e orientimit brenda këtij kuadri. Inkurajues madje edhe në të gjitha detajet e kapitujve që përmban. Them ‘inkurajues’ jo sepse kam patur bindjen që kështu do të deshën ta epitetonin të paktën ata 1 milionë shqiptarë që votuan Rilindjen. Por, ngaqë përpara sesa të ndiqja seancën e së mërkurës, gjatë së cilës e vjetra mazhorancë dhe e tashmja këtej e tutje opozitë nisi serinë e vet të bojkotit parlamentar, nuk kisha ndenjur pa hapur grilat e të lexuarit të 80 faqeve të programit, logua e të cilave: Liri, Përgjegjësi, Solidaritet, që po i quaj këtu “fjalëkalime”, më adresuan që në fillim te vlerat e mirëfillta europiane.
Për të dhënë ndonjë shpjegim të mundshëm rreth këtij adresimi, i lutem lexuesit të më lejojë t’i kthehem shkurtimisht themelimit të Bashkimit Europian. Pra, siç kanë theksuar shumë autorë të zëshëm nëpër botë, ky që në fillim është krijuar si një komunitet vlerash, për të kapërcyer luftën, racizmin dhe nacionalizmin, si edhe për të siguruar kushtet paraprake për një paqe afatgjatë. Për shembull, nuk është e rastit që bërthama e këtij unioni u ngrit nga “hedhja në erë” e një ure midis dy armiqve që kishin luftuar për shekuj me radhë ndaj njëri – tjetrit. Gjithashtu, nuk është e rastit që burimet, të cilat ishin dhe janë vendimtare për armatimin dhe luftën: qymyri, hekuri dhe çeliku, nuk mbetën pa u “komunitarizuar”, pra nuk u lanë pa iu nënshtruar një autoriteti të përbashkët në zgjerim e sipër. Me pak fjalë, kjo është zanafilla e komunitetit europian. Instrumenti vërtet qe ekonomik, por qëllimi, shkaku dhe synimi ishin sigurimi i paqes.
Por, ndonëse ky komunitet me kalimin e disa dhjetëvjeçarëve u zhvillua si komunitet ekonomik, gjatë dy dekadave të fundit u shndërrua në Bashkim Europian. U quajt kështu edhe sepse u vlerësua që në plan të parë të viheshin vlerat reale. Kërkimi në to gjeti shprehjen e vet më të qartë në formulimin e Traktit Kushtetues të BE: “Vlerat mbi të cilat themelohet unioni janë respektimi i dinjitetit të njeriut, lirisë, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe ruajtjes së të drejtave të njeriut, përfshirë këtu të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve. Këto vlera janë të përbashkëta për të gjitha shtetet anëtare, në një shoqëri që shquhet për pluralizëm, jodiskriminim,tolerancë, drejtësi, solidaritet dhe barazi mes grave dhe burrave”. Kjo ka qenë platforma kryesore edhe gjatë zgjerimit të viteve të fundit të Bashkimit Europian. Kështu, pas përfundimit të negociatave të Brukselit me Bullgarinë dhe Rumaninë, që u pranuan në union në janarin e 2007–s, vlerat ishin ato që luajtën një rol thuajse vendimtar; u trajtuan situatat ekonomike dhe çështjet politike jo aq sa më së shumti pavarësia reale e sistemit gjyqësor, lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit, si edhe të drejtat e minoriteteve (për këto të fundit, nëse bëhej fjalë veçanërisht për Rumaninë). Një axhendë e tillë negociatash u ndoq më pas edhe me Kroacinë, kur ajo ofroi bashkëpunimin e saj me unionin.
Bashkimi Europian i ka ngritur shumë lart edhe vlerat e tjera bazë, që nuk i përmbajnë të ashtuquajturat “Kritere të Kopenhagenit”, ku bëhej fjalë për shtetin e së drejtës dhe mbrojtjen e minoriteteve. Një vlerë e tillë bazike është, për shembull, edhe ajo e solidaritetit, në drejtim të një bashkimi social. Kjo trajtohet edhe në Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit, që i jep këtij një profil më të madh sesa ai i orientuar nga kapitali, sepse i mëshohet fort edhe të drejtave sociale. Prandaj, bie fjala, punimet e Parlamentit Europian janë karakterizuar disa herë nga debate të ashpra mbi të ashtuquajturën “linjë drejtuese të shërbimeve” etj, etj. Në rastin e Shqipërisë, solidariteti merr një kuptim aplikimi më të plotë, po të kemi parasysh që ajo është e cenuar rëndë nga kultura politike e zënkave, që rinxori kokë egërsisht edhe me fillimin e kësaj legjislature, kur kryetari i emëruar i opozitës deklaroi, se të shtunën do të “ndesheshin dhëmbë për dhëmbë” me maxhorancën, si për t’u vetidentifikuar ai, apo ata që qëndrojnë pas tij, në armiq të betuar të integrimit europian. Në armiq të betuar, por të paktë dhe të pafuqishëm, aq sa me Sanço Panço dhe Rosinantë të mund të vërsulen në aventura Donkishoteske. Megjithatë, programi i qeverisë së re jep shpresa të mëdha, se vlerat themelore të BE, midis të cilave: Liria, Përgjegjësia dhe Solidariteti, si edhe jehona institucionale dhe praktike e tyre, të gjenden në përvojën e përditshme të qytetarëve të Shqipërisë, për ta arritur dhe hipur së afërmi në trenin ekspres të Europës.