Eksploziv makinës së shefit të Krimeve: Ka lidhje me detyrën, donin të më paralajmëronin
Shpërthen makina e shefit të krimeve në kryeqytet. Burime policore bëjnë me dije se një sasi eksplozivi është vendosur në makinën e shefit të krimeve në Komisariatin nr.1 në Tiranë, Artur Hyka. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së enjte, kur një shpërthim i fuqishëm në zonën e ‘Kinostudios’ ka tronditur të gjithë banorët. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se makina e Hykës, pa targa ka qenë e parkuar poshtë banesës së tij në momentin që ka shpërthyer lënda plasëse. Mësohet se sasia e eksplozivit ka qenë e vogël dhe se është ndezur me fitil. Burime nga policia sqarojnë se nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës së Hykës, si shef i krimeve në Komisariatin nr.1 në Tiranë.
Por, duke u nisur nga sasia e vogël e lëndës plasëse, policia hedh dyshime se autori ka pasur si qëllim që të kërcënojë paraprakisht Hykën. Ndërkohë, edhe vetë ai është shprehur se dyshon se atentati ndaj tij ka lidhje me detyrën. “Dyshoj se ka lidhje me detyrën time. Nuk kam dyshime tek askush, por unë nuk kam probleme me njeri. Nuk di të akuzoj asnjë person, pasi unë kam mbuluar shumë çështje”, rrëfen Hyka pas ngjarjes. Sipas tij, ka qenë ora 02:00, duke gdhirë dita e enjte në momentin që ishte dëgjuar shpërthimi. “Isha në gjumë kur dëgjova zhurmën. Dola jashtë dhe pashë që kishin hedhur në erë makinën time pa targa. Poshtë shtëpisë ishin dy makina, por vetëm njërës i ishte vënë lënda plasëse në pjesën e poshtme, në mes të makinës”, pohon shefi i krimeve të Komisariatit nr.1 në Tiranë. Veç kësaj, Artur Hyka ka pohuar se nuk ka pasur kërcënime apo paralajmërime lidhur me ngjarjen.
“Nuk kam pasur kërcënime nga askush. As paralajmërime nuk më janë bërë, por jam i sigurt që personi që e ka bërë, ka dashur të më paralajmërojë, për shkak të sasisë së vogël të lëndës plasëse dhe kërcënimi ka qenë serioz, se lënda ishte vendosur në mes të makinës”, pohon Hyka. Ndërkohë, grupi hetimor po heton për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Ky nuk është rasti i vetëm që ndodh një atentat i tillë në kryeqytet. Vetëm disa ditë më parë një tjetër mjet u hodh në erë dhe u plagos drejtuesi i saj, Petrit Marku. Sipas policisë, ky i fundit ka qenë i akuzuar për një vrasje në vitin 1999. Një javë më parë një tjetër sasi eksplozivi është vendosur në makinën e biznesmenit Armando Cekaj në kryeqytet. Për të gjitha këto raste, policia nuk ka ende autorë dhe po punohet për zbardhjen e tyre.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)