Rivihet në skenë pas 46-vjetësh opera "Delina"
Mbrëmjen e të premtes pritet rivënia në skenë pas 46 vjetësh e një prej baleteve më të njohur të repertorit "Delina". Dyert e Teatrit të Operas dhe baletit do të jenë të hapura për publikun edhe mbrëmjen e të shtunës dhe të dielës.
Balerinët protagonistë të shfaqjes në rolin e Arbanit dhe Delinës i gjejmë me kostume arbërore në momentin e provave finale.
Ata janë dueti i famshëm dhe elegant i solistëve Gerti Vaso dhe Enada Hoxha. Muzika e kompozitorit çesk Zadeja na mbërrin e pandryshuar në kohë nga orkestra e teatrit të operas dhe baletit në dirigjimin e Bujar Llapajt.
Dashuria dhe dilema e një vajze arbëreshe ndërmjet dy vëllezërve është intriga e baletit. Pasurimi në lëvizje dhe imazhe, si bota e sirenave është realizuar nga kostumet dhe dekori i skenografit Taulant Pustina.
Libreti i shfaqjes në dy akte Delina me autorësi mjeshtrin Panajot Kanaci është rishkruar dhe drejtuar nga koreografi i njohur Agron Aliaj, dikur solist i vënies së parë në skenë përkrah artistes Zoica Haxho. Teatri kombëtar i operas dhe baletit ka përzgjedhur këtë pjesë emblematike për të zgjuar vlerat universale të eposit shqiptar.