E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unik për integrimet

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Lirije Kajatzi, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temë “Për një zhvillim në partneritet Itali/Kosovë”, e cila u organizua nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë. Në këtë konferencë morën pjesë edhe Ambasadori i Italisë në Prishtinë, z. Michael Louis Giffoni, Rektori i Universitetit të Prishtinës, z. Mujë Rugova, Kryetari i Komunës së Pejës, z. Ali Berisha dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës, z. Pal Lekaj.

Kajtazi, e falënderoi Ambasadorin Giffoni për angazhimin Ambasadës së Italisë në Kosovë si dhe të Qeverisë së Italisë në mbështetje të aktiviteteve të MKRS-së, në veçanti në fushën e trashëgimisë kulturore.

Organizimi i konferencave të tilla, tha Zëvendësministrja Kajtazi, na shërbejnë që të veprojmë në mënyrë unike për pjesëmarrje në integrimet evropiane. Ajo u fokusua edhe në angazhimin e MKRS-së për promovimin e diversitetit dhe dialogut ndërkulturor në Kosovë.

Qëllimi i kësaj konferencë është që të jepet kontribut në procesin e ballafaqimit dhe të hapjes ndërmjet Evropës dhe vendeve të zonës së Ballkanit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›