Enxhi provokon Jetmirin: Nëse del, do vij pas teje
Banorët duket se i kanë lënë mënjanë debatet dhe kanë vijuar një ditë më të qetë në krahasim me të mëparshmet. Ata kanë biseduar, dikush ka folur për dashuritë e shkuara, i kanë shprehur ndjenjat njëri-tjetrit, por edhe xhelozinë që fshihet pas çdo veprimi të njeriut të dashur.
Klodi, i mërzitur për debatet e mbrëmshmeEdhe një herë komentohen shprehjet e Valonit dhe vazhdon që të thuhet se mendimet e tij janë të frymëzuara nga dikush tjetër në shtëpi. Klodi është i mërzitur, sepse dëshiron që t’ia thonë gjërat në sy dhe jo pas një kohe të caktuar. Banorët e tjerë i japin kurajë, duke i thënë se për të nuk duhet që të kenë ndikim mendimet e të tjerëve. Përsëri banorët thonë se është dikush që i shkakton këto ngjarje dhe më pas Klodi thotë se ky person mund të jetë ose Enxhi, ose Jetmiri. Më pas ata diskutojnë që ta hapin këtë debat në prani të të gjithëve dhe të diskutojnë për të kuptuar se kush i shkakton situata të tilla dhe përse. Bledi thotë se ai nuk dyshon tek Enxhi, por te Jetmiri. Kështu ata flasin për lojën e Jetmirit dhe Olta thotë se ai po bën çmos që të mbetet në qendër të vëmendjes. Më pas jashtë del Jetmiri dhe Klodi i kërkon që të flasin. Kështu ulet edhe Jetmiri dhe Klodi i thotë se nuk do që të përmendet emri i tij, por do që loja të bëhet e pastër. Jetmiri i thotë se ai nuk ka lidhje me mendimet e Valonit.
Kika dhe Miri bisedojnë për RezinHakiu pyet Jetmirin për ndjenjat dhe raportin që ai ka me Rezartën. Hakiu i thotë se Rezarta është një vajzë naive. Jetmiri e mohon menjëherë dhe thotë “të siguroj që vetëm naive nuk është, asaj qeni shkopin nuk ia ha”, thotë Jetmiri dhe më pas nis të sqarojë Hakiun për ndjenjat e tij. Ai thotë se mes tij dhe Rezit ka tërheqje, por ai nuk pret që të ketë diçka më tepër për momentin. Hakiu i thotë se është krijuar ideja se Jetmiri nuk po e trajton mirë Rezartën. Jetmiri e mohon në mënyrë të vendosur këtë gjë the thotë se kjo është mënyra e tij e të sjellurit në një lidhje. Jetmiri i thotë Hakiut se ai nuk është lidhur me Rezin për lojë, pasi mendon se ai mund të luajë më mirë vetëm dhe lidhja me Rezin mund edhe të ndikojë për keq. Ai i shpjegon Hakiut se kjo është praktika që Miri ndjek në një lidhje, ku dëshiron që të nxjerrë fillimisht anët e tij negative në mënyrë që më pas ta ketë më të lehtë të kuptohet me vajzën. Ai i shprehet Kikës se nuk ka si qëllim që ta lëndojë apo ta bëjë të ndihet keq Rezartën. Hakiu i thotë se kundërvënia që i bën Jetmiri, Rezartës mund të ndikojë për keq te publiku. Jetmiri thotë se ai i ka menduar këto gjëra edhe më parë, por ka vendosur që të sillet në këtë lloj mënyre.
Bledi dhe Olta pëlqehen apo jo?Bledi, Olta, Domi, Rezi, Klodi dhe Seldi ndodhen në dhomën e gjumit dhe po bisedojnë për lidhjen e mundshme ndërmjet Bledit dhe Oltës. Klodi pyet i pari Domenikën nëse i shikon si çift ata të dy dhe Domi i përgjigjet që i pëlqejnë dhe mendon se mund të shkojnë dhe këtë e ka pohuar gjithmonë. Më pas Rezi hidhet dhe thotë që kur ka biseduar njëherë me Bledin për vajzat që i pëlqejnë atij, ai ka përshkruar një karakter dhe fizik komplet tjetër nga ai i Oltës. Bledi është kthyer nga Olta dhe është shprehur që të mos dëgjojë informacione të gabuara, pasi nuk janë të vërteta. Ai i thotë se ata të dy përkojnë në shijet e muzikës, por jo totalisht. Seldi e ndërpret dhe i thotë që ky nuk është një përcaktor i fortë, pasi atij i pëlqen Olta në shumë aspekte të tjera. Bledi i thotë Rezartës se ajo shkon mjaft mirë me Jemirin, këtë mendim e mbështet edhe Seldi. Rezi i përgjigjet që Jetmiri i ka ato që ajo kërkon dhe pëlqen te një mashkull.
Rezi i drejton Bledit dhe një pyetje tjetër dhe i thotë që ai është shprehur që i pëlqejnë femrat e thjeshta dhe jo “ekstreme”. Ajo përdor këtë përcaktim dhe Bledi i përgjigjet me pyetje duke i thënë përse Olta i duket ekstrem Rezit. Kjo e fundit i thotë që ka menduar se atij i pëlqejnë vajzat që bëjnë më pak make-up dhe vishen më thjeshtë, ndërsa Olta i ka me të tepruara të dyja elementet. Bledi i përgjigjet që ai nuk mund ta ndalojë Oltën të lyhet dhe ai e pëlqen ashtu siç është. Bledi shprehet që për të është shumë e rëndësishme që përkojnë në karakter dhe kur në mes ka një ndjenjë, i lë mënjanë disa gjëra të tjera.
Valoni është ndier i shfrytëzuar nga JetmiriSeldi dhe Valoni kanë biseduar në kopsht, ndërsa të tjerët po hanë drekë. Valoni është shprehur që ai i ka thënë Jetmirit se duhet të bëjë vepra të mira në mënyrë që banorët e tjerë ta kuptojnë që ai është me të vërtetë njeri i mirë në thellësi dhe mos të heshtë. Seldi i thotë që Jetmiri e ka pranuar vetë që të gjithë e dinë se ai është i keq. Kjo do të thotë se ai është i ndërgjegjshëm për veprimet e tij dhe për çfarë ka bërë. Seldi e pyet Valonin se çfarë mendimi ka për Mirin dhe Valoni i përgjigjet që ai e ka shfrytëzuar. Seldi kërkon të dijë më tepër, por Valoni nuk po gjen mënyrën e saktë për t’ia treguar, sado që Seldi mundohet t’i japë edhe shembuj. Seldi e ka pyetur nëse Miri i kërkonte Valonit që të merrte informacione sa andej-këtej, por Valoni i ka thënë që nuk e ka bërë këtë, por me mënyra të ndryshme është munduar ta bëjë për vete e ta shfrytëzojë.
Enxhi insiston për ndjenjat e saj karshi JetmiritEnxhi dhe Jetmiri janë distancuar nga banorët e tjerë dhe biseda ka filluar me fjalët e Jetmirit, i cili i thotë Enxhit që ajo gjithmonë bën atë që do dhe jo atë që duhet. Enxhi i përgjigjet që nuk është në dorën e saj që sillet kështu, pasi ndjenjat nuk kontrollohen dhe asaj i pëlqen që po ndihet ashtu. Ndërkohë që Jetmiri këndon, Enxhi mundohet të mësojë tekstin e këngës. Më pas Enxhi shprehet se do të donte me gjithë forcën e saj që këtë javë të kishin dalë në nominim femrat dhe të ikte Rezi. Jetmiri përgjigjet që këtë herë do të dalë ai dhe nëse nuk ndodh kështu do të ndihej keq, pasi kjo situatë po e brengos dhe nuk është mësuar të sillet kështu. Ai shton që e ka pësuar njëherë dhe tani po ndihet shumë keq. Enxhi i përgjigjet që të mos ndihet keq, pasi ajo nuk ndihet ashtu dhe prandaj e do fort Jetmirin dhe rëndësi për të ka që po ndien përsëri diçka që e bën të mendojë e të imagjinojë. Për më tepër ajo thotë se ai nuk duhet të dalë, sepse ka akoma për të dhënë dhe po të dalë ai, Enxhi do t’i shkojë pas. Ai shprehet se ky veprim s’do të ishte i ndershëm, por ajo përgjigjet që nuk do t’ia dijë as për lojën e as për jetën jashtë, por vetëm çfarë po ndien ajo aty. Enxhi thotë që më e rëndësishmja është që Rezi të mos jetë mes tyre dhe Jetmiri përsëri shprehet se kjo nuk është e drejtë. Ai thotë që ndihet nën presion kur Enxhi këndon dhe të gjithë vështrojnë Jetmirin, kjo gjë e bën keq dhe e mundon atë. Jetmiri i thotë se i vjen mirë që ajo i provon këto emocione, por i vjen keq që nuk ia kthen dot mbrapsht. Enxhi i kundërpërgjigjet që asaj i duket sikur Jetmiri tjetër gjë ndien dhe tjetër bën, për shkak të opinionit të të tjerëve. Ajo këmbëngul se duhet të triumfojë ndjenja. Më pas ata e kanë ndërprerë bisedën, pasi Rezi është afruar dhe Miri ka ikur pas saj.
Bertina dhe ErioniErioni dhe Bertina të mbetur vetëm jashtë, shkojnë ulen pranë pishinës dhe bisedojnë. Ata flasin për ndjenjat e tyre dhe dashuritë e humbura. Bertina e pyet Erionin nëse ai do të donte që të kthehej përsëri te dashuria e tij e humbur disa kohë më parë. Erioni i thotë edhe një herë se ai ka dashur dikë shumë, por që tani në këto momente nuk e mendon më se mund të rikthehet përsëri tek ajo histori. Më pas Erioni i thotë Bertinës se në disa pika ata ngjajnë të dy, sepse të dy kanë pasur histori të ngjashme dashurie. Edhe Bertina pasi tregon ndjenjat për dashurinë e saj të dikurshme, thotë se ajo e ka shkatërruar lidhjen vetëm për shkak të gënjeshtrave të ish-it të saj. Pasi Erioni e pyet nëse ajo është penduar që e ka prishur lidhjen e saj, Bertina i thotë se për disa gjëra është penduar, për disa të tjera jo. Erioni i thotë se ai mendon se më mirë është që të jetosh momentin, por Bertina e kundërshton, sepse në disa aspekte ajo nuk mund ta pranojë për moshën që ka. Nuk mund të veprosh me momentin kur bëhet fjalë për të ardhmen, i thotë Bertina, duke theksuar se ajo e jetonte momentin kur ishte 19 vjeçe. Më pas ata flasin për muzikën dhe shijet e tyre. Teksa dëgjojnë muzikë, mes puthjeve e përqafimeve të ngrohta, të dy të rinjtë flasin për dashurinë dhe ndjenjat kundrejt njëri-tjetrit.
Jetmiri xheloz për RezinBanorët janë mbledhur në dhomën e ndenjes dhe teksa Klodi bën gjimnastikë, ata qeshin e bëjnë shaka me të. Jetmiri shkon në dhomën e gjumit, ku tashmë janë fikur dritat dhe fillon të bisedojë me Rezartën. Pasi përshëndeten dhe puthen, Jetmiri i shpreh ndjenjat e tij Rezartës. Ai i thotë se ndjenja që ka për vajzën kosovare është shumë e fortë, por ai nuk do që ta pranojë këtë ndjenjë. “Jam konfuz”, thotë Jetmiri, “nuk e di se çfarë po më ndodh, po nuk duroj dot që të të shohë dikush tjetër”. Jetmiri i tregon Rezit se ai ndihet xheloz për të dhe këtë gjë e ka kuptuar disa orë më parë kur Rezarta bisedonte me Eduardin pranë pishinës. Rezarta teksa e dëgjon qesh dhe më pas i thotë se Jetmiri duhet të ketë besim tek ajo. Ai i thotë se ka besim, por nuk mund t’u shmanget ndjenjave dhe emocioneve të tij. Ai i thotë Rezartës se me të po provon emocione të reja, edhe pse nuk pëlqen që t’i shprehë ndjenjat e tij. Rezarta i thotë se këtu nuk ka asgjë të keqe, por Jetmiri i thotë se ai nuk po e jeton dot këtë dashuri ashtu siç do ai. Pas kësaj Rezi i thotë që të bëjë durim për këtë dhe biseda e tyre përfundon këtu, pasi në dhomën e gjumit vijnë banorët e tjerë. Rezi me Mirin, pas disa minutash, dalin jashtë dhe bisedojnë me Kikën dhe Valonin.
#