E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rivlerësimi i provimeve të maturës, Guga: Procesi nis më 3 korrik dhe do të kryhet brenda afateve

Për herë të parë këtë vit maturantëve u është ofruar mundësia të kërkojnë rivlerësim të provimeve të Maturës Shtetërore.

Procesi i rivlerësimit nis të hënën e javës se ardhshëm dhe është parashikuar të kryhet brenda afateve, për të mos vonuar fazën tjetër atë të aplikimit për në universitet.

Maturantet kanë marrë vlerësimet e provimeve  të Maturës Shtetërore , duke i hapur rrugë atyre që kanë kontestime të kërkojnë rivlerësimin e tezës.

Me 3 korrik do të bëhet rishqyrtimi i provimeve nga komisionet shkollore dhe nëse do të konstatohen probleme  ato do të kalojën në filtrin e fundit, atë të korrigjimit nga qendra e shërbimeve arsimore .

Do të jenë specialistët e kësaj qendre që do të vulosin rezultatin e do të tregojnë nëse pyetjet e testeve  janë vlerësuar me sasinë e duhur të pikëve.

Procesi i rivlerësimit i cili do të nis të hënën e javës së ardhshëm është parashikuar që të kryhet brenda afateve për të mos vonuar fazën tjetër atë të aplikimit për në universitet.

Procesi i rivlerësimit, i cili po aplikohet për herë të parë këtë vit do të vërtetoj  nëse qëndrojnë pretendimet e maturanteve për korrigjime provimesh të gabuara apo të pakujdesshme. Për RTSH Keti Toroveci.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›