E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rivotim në Tiranë? PD: Absurde!

“Edi Rama ka një histori të gjatë të mospjesëmarrjes në procesin ligjor, të justifikimit të humbjes duke mos njohur votat  që hidhen kundër tij, të akuzave, alibive për ta përbaltur këtë proces, në të gjitha rastet kur rezultati nuk është në favor të tij”, tha të shtunën zëdhënësja e PD, Albana Mustafaraj.

Ajo shtoi se Partia Socialiste duhej të bënte ankimin brenda 72 orëve në KZAZ-në e Tiranës për pretendimet për mospërputhje të rezultateve në Tiranën me numrin e votuesve. “Partia Demokratike u bën me dije qytetarëve shqiptarë  se në përputhje me Kodin Zgjedhor, çdo forcë politike ka patur të drejtën ligjore të paraqesë çdo ankesë, si para KZAZ- së Tiranës ashtu edhe pranë KQZ-së, për çdo problem që kishte të bënte me procesin zgjedhor”, u shpreh Mustafaraj. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-29 08:23
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›