E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruci akuza te reja per procesin zgjedhor

Partia Socialiste ka hedhur sot një akuzë të re, duke deklaruar se në kutitë ë votimit ka më shumë vota se sa votues.

Kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruci në një analizë të gjatë me shifra e tabela deklaroi se këto janë argumentet që dëshmojnë se rezultati për Tiranën ndodhi pas manipulimit të shifrave në sajë të hedhjes së votave tepër në kutitë e zgjedhjeve, pikërisht në fund të procesit zgjedhor.

"Rezulton që në disa kuti, ka më shumë vota se votues të cilët kanë votuar në zgjedhjet vendore të 8 majit, madje rezulton 357 vota më shumë në Tiranë", tha Ruçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›