Shtypi gjermanofon mbi situaten ne Shqiperi

Trazira ne Tirane Raporte shqiptare nen kete titull ne gazeten gjermane FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG ne numrin e se dieles 23.01. shkruhet
Nje shkallezim i konfliktit ne Shqiperi kishte kohe qe pritej socialistet bllokojne parlamentin dhe kryeministri Berisha nuk pranon te hetoje kritikat per manipulim te zgjedhjeve. BE duhet te perdore nje ton me te forte ndaj Tiranes kerkon autori i artikullit Karl Peter Schwartz. Dhe me tej
Per fat te keq kane te dy te drejte kryeministri Sali Berisha i cili e akuzon opoziten shqiptare se me ndihmen e krimineleve banditeve dhe terroristeve sipas modelit tunizian ka inskenuar trazira dhe drejtuesi i opozites Edi Rama. Ai e akuzon qeverine per korrupsion shperdorim postesh e manipulim te rezultateve te zgjedhjeve parlamentare te qershorit 2009. Prej nje viti e gjysem e bojkotojne socialistet parlamentin dhe mobilizojne mbeshtetesit e tyre ne rruge. Berisha nga ana e tij refuzon qe te lejoje hetime kritikat per manipulimin e zgjedhjeve. Kesaj iu shtua afera e korrupsionit rreth zevendeskryeministrit Ilir Meta- i cili i mundesoi Berishes formimin e qeverise. Doreheqja e tij dhe nje riformim i qeverise nuk e zbuten opoziten.
Te premten ne Tirane u vrane tre demonstrues dyzina te tjere u plagosen rende. Por se kush i shkrehu te shtenat mbetet e paqarte. A donte qeveria te jepte nje mesim paralajmerues Apo donin provokatore nga radhet e socialisteve qe te derdhej gjak ne menyre qe hendeku midis qeverise dhe opozites te behet i pakapercyeshem Te dyja hipotezat te duken bindese.
Ne vend qe ta futin vendin ne BE socialistet dhe demokratet e hedhin ate pas ne kaosin e viteve 90. shte momenti me i pershtatshem qe ne BE te artikulohet nje ton me i qarte perballe Tiranes shkruhet ne gazeten FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG.
Ndersa ne gazeten austriake DER STANDARD Norbert Mappes Niedik shkruan
Nje Tunis i dyte nuk po pervijohet ne kryeqytetin e Shqiperise Tirane ku te premten u vrane tri demonstrante. shte shume me keq demokracine per te cilen luftuan tunizianet shqiptaret tashme e kane. Vetem se askush nuk di cte beje me te.
Ti apo une - kjo eshte e vetmja ceshtje per te cilen grinden ata
Qe prej fundit te diktatures brutale komuniste ne Shqiperi dy parti qendrojne ne urrejtje te papajtueshme perballe njera-tjetres demokratet dhe socialistet. Ndryshime programatike midis te dyve eshte veshtire te dallosh. Ti apo une - kjo eshte e vetmja ceshtje per te cilen grinden ata. Nje konkurence per te spostuar tjetrin. Nuk ka asnje fitore ne zgjedhje qe prej vitit 1992 te cilen partia e nenshtruar ta kete njohur pa ankesa - dhe nuk jane zhvilluar asnjehere zgjedhje te cilat te mos jene manipuluar ne njefare menyre.
Korrupsioni ne vend kunder te cilit po demonstrohet keto dite kaq dhunshem eshte vetem nje rast i mirepritur per nje raund te ri ne luften permanente finale. Por nje ndryshim pushteti nuk do ta zgjidhte problemin sepse kur ishte ne pushtet Partia Socialiste vendi nuk ishte me pak i korruptuar shkruhet nder te tjera ne gazeten DER STANDARD.
Autor FAZ/Der Standard/Auron Dodi
Redaktoi Elert Ajazaj