E Diel, 1 Nëntor 2026

Riza: Më shumë fonde për resaturimin e banesave popullore

Duhen më shumë fonde, për restaurimin e banesave popullore shqiptare. Ky apel vjen nga akademiku i njohur Emin Riza, i cili theksoi se pushteti vendor nuk duhet të lejojë ndërhyrjet, në këto banesa apo edhe ndërtimet e reja, të cilat bëhen në zonat historike.
 

Akademiku, Emin Riza së fundmi vjen për lexuesin shqiptare me monografinë “Banesa Popullore Shqiptare”. Monografia ndahet në 6 pjesë, ku në pjesën e parë vjen “Banesa Popullore” si kategori ndërtimore, në të dytën “Faktorët ndikues në karakterin e banesës popullore”, një pjesë e monografisë i është dedikuar “Banesës popullore shqiptare” dhe ajo e popujve të tjerë ballkanikë, e cila është një përpjekje për të vendosur banesën shqiptare, në bashkëmarrëdhënie me atë të popujve të hapësirës ballkanike.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›