E Diel, 1 Nëntor 2026

Rryshfeti për ambientet, pranga drejtorit të “Qemal Stafës”

Policia ka vënë në pranga drejtorin e Qendrës Sportive, Gazmend Sallakun, pas akuzave për korrupsion. Zëdhënësja e Policia e Shtetit, në një deklaratë për shtyp, informoi për finalizimin me sukses të operacionit të koduar “Taksa e Qerasë” dhe arrestimin e Sallakut.
 

“Pas një hetimi të kryer me metoda speciale, ditën e sotme është bërë i mundur arrestimi i drejtorit të shoqërisë anonime, i Qendrës Sportive, pranë stadiumit “Qemal Stafa”, Gazmend Sallakut. Ai i ka marrë rryshfet 150 mijë lekë të reja një personi, në këmbim të dhënies me qera të një ambienti të pallatit të sportit “Asllan Rusi””, u shpreh zëdhënësja e Policisë.
 

Po ashtu ajo informoi se në kuadër të këtij operacioni, janë sekuestruar edhe paratë dhe kontrata e qerasë, e cila ishte me një afat 1-vjeçar.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›