Rizgjedhja e Von der Leyen, Rama: Kapitull i ri në qeverisjen e BE-së

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se “votimi i Parlamentit Evropian për rizgjedhjen e Ursula von der Leyen është një deklaratë e fuqishme që shënon fillimin e një kapitulli të ri në qeverisjen e Bashkimit Europian”.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama u shpreh se “Shqipëria e mirëpret me shpresë të ripërtërirë dhe besim të plotë në lidershipin e Ursula-s”.
“Ne vlerësojmë qëndrimin e saj të qartë për Ballkanin Perëndimor në fjalimin e mbajtur sot në Parlamentin Evropian. Me padurim pres të vazhdoj të punoj me Presidenten e Komisionit për të sjellë Shqipërinë në BE dhe për të integruar më tej BE-në me Ballkanin Perëndimor”, shkruan kryeministri.
Parlamenti Evropian rizgjodhi sot Ursula von der Leyen për një mandat të dytë si presidente e Komisionit Evropian me 401 vota.
Von der Leyen duhej të merrte një shumicë prej të paktën 361 votash në dhomën prej 720 vendesh për t’u rizgjedhur në votimin e fshehtë.
/m.m/r.e/