E Enjte, 5 Nëntor 2026

BM – Zelensky: Perëndimi të godasë raketat ruse, ashtu siç goditi ato iraniane

LONDËR, 18 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka kërkuar aleatëve perëndimorë që të rrëzojnë drejtpërdrejt raketat dhe dronët rusë mbi Ukrainë, siç ndodhi gjatë sulmit masiv me raketa dhe dron të Iranit ndaj Izraelit në fillim të prillit.

“Duhet të ekzistojë një vullnet kolektiv për t’i rrëzuar ato, ashtu siç ishte me raketat dhe dronët iranianë”, theksoi ai në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC).

”Raketat dhe dronët nuk janë bartës të sovranitetit shtetëror. Këto hapa duhet të ndërmerren”, theksoi Zelensky, duke përmendur me emër Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë dhe Poloninë.

“Guximi juaj mund të jetë vendimtar për paqen”, theksoi Zelenksy, duke iu drejtuar drejtpërdrejt liderëve.

Në prill, një sulm i madh iranian ndaj Izraelit me më shumë se 300 raketa dhe dronë u zmbraps me ndihmën e avionëve luftarakë të SHBA, Britanisë dhe Francës dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›