E Diel, 1 Nëntor 2026

Rizgjidhet si kryebashkiak, Basha uron homologun londinez

Në kuadër të rizgjedhjes në krye të Bashkisë së Londrës, kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i ka dërguar një letër urimi homologut anglez, Boris Johnson. Basha në letër vlerëson rikonfirmimin e Johnson në postin e kryebashkiakut, ndërsa shpreh gadishmërinë për vazhdimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy kryeqyteteve. Më tej Basha nuk ka lënë jashtë vëmendjes Lojrat Olimpike, duke shprehur besimin e plotë se gjithshcka do të jetë në nivelin e duhur, ndërsa nuk ka munguar dhe një ftesë për zotin Boris Johnson për të vizituar Tiranën zyrtare.
 

“Kam kënaqësinë e veçantë, që në emër tim dhe të qytetarëve të Tiranës, t`ju përgëzoj për rizgjedhjen tuaj në postrin e kryetarit të Bashkisë së Londrës si dhe t`ju uroj të vazhdoni me sukses realizimin e axhendës tuaj në shërbim të qytetarëve.
Me votën e tyre, qytetarët londinezë votëbesuan vazhdimin e programit Tuaj për përmirësimin e cilesisë së jetës së qytetarëve të Londrës.
Unë, gjithashtu, dua t`ju uroj suksese në organizimin e Lojrave Olimpike, të cilat do ta shndërrojnë Londrën ne kryeqendrën e botës. Përgatitjen e deritanishme janë mbresëlënëse. Unë nuk kam dyshim se qyteti juaj do të shndërrohet në shtëpinë e përkohshme të mijëra konkurentëve dhe miliona spektatorëve që do të bëjnë Anglinë krenare këtë verë.
Unë dua t`ju siguroj Ju zoti Kryetar se për mua dhe qytetin e Tiranës, miqësia dhe bashkëpunimi me Ju dhe Londrën është dhe mbetet një përparësi e veçantë.
Më lejoni gjithashtu të shpreh dëshirën time të thellë për t`ju mirëpritur në Tiranë dhe një herë t`ju uroj shumë sukses këtë verë dhe gjatë mandatit tuaj të dytë” përfundon letra drejtuar kryebashkiakut të Londrës.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›