Barnat e dëmshme, Jakaj: Vetëm 8 raportime në 1 vit

Pavarësisht se sa të pakënaqur janë nga nga siguria e barnave apo e efektve anësore që ato mund të shfaqin, qytetarët denoncojnë shumë pak raste te tilla. Brenda 1 viti, ka pasur gjithësej 8 raportime nga qytetarët shqiptare dhe 175 raportime ndërkombëtare për banat të dëmshme. Për barnat që ka raportim nis survejmin i autoritetve shëndetësore dhe deri tani ky kontroll po kryhet për antibiotikët.
Drejtori i qëndrës së kontrollit të barnave Besnik Jakaj tha se për shkak efekteve anësore të barnave është bërë çrregjistrimi i 5 llojeve të tyre.
Farmakovigjilenca është sistemi që bënë survejmin e barnave dhe efekteve që sjellin këto ilaçe në shëndetin e qytetarëve. Për të bërë një kontroll të barnave në treg autoritet shëndetësore i bëjnë apel qytetarëve të denoncojnë rastet kur barnat kanë kaluar afatin e skadencës apo kur shfaqen efekte të ndryshme anësore. Ndërsa më urdhër raportimi i barnave të dëmshme duhet bërë nga autoritet shëndetësore.