Talasemikët, “Fëmijët shqiptarë” bashkëpunim me spitalin e Vjenës

Në prag të ditës botërore të talasemisë, Fondacioni “Fëmijët shqiptarë” sot ka nisur një bashkëpunim me një prej spitaleve të fëmijëve në Vjenë për trajtimin e pacintëve të vegjël shqiptarë të prekur nga sëmundja e gjakut.
“Qëllimi jonë këtu është të përmirësojmë rezultatet e fëmijëve në vendin tuaj të cilët vuajnë nga sëmundje hematologjike. Shqipëria ashtu si Austria është një vend i vogël dhe kjo e bën më të lëhtë kontrollin e situatës.Ne do të përpiqemi të ndihmojmë fëmijët me problem serioze dhe do forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve” theksoi Georg Mann nga spitali fëmijëve Vienë.
Ndërkohë shefe e Departamentit , Anila Godo solli disa të dhëna epidemiollogjike mbi neoplazitë pediatrike në shqipëri të cilat janë rezultate të 10 vjeçarit të fundit.
Drejtoreshë e Fondacionit "Fëmijët shqiptarë" Liri Berisha u shpreh se shoqëria shqiptare duhet të ndërgjegjësohet sidomos e mosha e re, në lidhje me konsultat gjenetike, diagnozën prenatale, kryerjen e analizave paramartesore, njoftimet e plota në lidhje me këtë fenomen të cilat janë shumë të rëndësishme në parandalimin e sëmundjeve tek fëmijët e ardhshëm.