E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rizzo: BE investim 1,8 milionë euro prej vitit 2016 për të transformuar asetet e konfiskuara nga krimi

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ Shefi i Seksionit Politik në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Andre Rizzo ka bërë të ditur gjatë konferencës “Nga Fitimet e Paligjshme, te e Mira Publike: E Ardhmja e Aseteve të Konfiskuara”, se BE ka investuar prej vitit 2016, rreth 1,8 milionë euro për të transformuar asetet e konfiskuara nga aktiviteti kriminal në Shqipëri.

Gjithashtu, Rizzo tha se qasja e BE-se drejt riinvestimit të këtij kapitali të konfiskuar për përfitim publik mbetet angazhim i pandryshuar.

“Konfiskimi i pasurive të përfituara nga aktivitetet kriminale nuk ka të bëjë vetëm me marrjen e aseteve. Bëhet fjalë për kthimin e asaj pasurie në shoqëri, rikthimin e besimit te drejtësia dhe sigurimin që krimi të mos përfitojë. BE-ja e ka mbrojtur prej kohësh këtë qasje dhe ka rregulla në fuqi se si duhet të menaxhohen dhe riinvestohen asetet e konfiskuara për përfitim publik për të financuar programet sociale, për të mbështetur grupet e cenueshme dhe për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse”, tha Rizzo.

“Bashkimi Evropian ka investuar 1,8 milionë euro për të transformuar asetet e konfiskuara nga aktiviteti kriminal në ndërmarrje sociale nga të cilat përfitojnë komunitetet në të gjithë Shqipërinë. Nga qendrat e artit, te punëtoritë e thurjes, këto iniciativa mbështesin viktimat e krimit dhe parandalojnë përfshirjen e të rinjve në krim”, nënvizoi Rizzo.

Kujtojmë që në të njëjtën konferencë, mbajti fjalën e tij të rastit, edhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili bëri një ekspoze të situatës, duke nënvizuar se lufta kundër krimit është sukses vetëm, kur konfiskohen pasuritë apo asetet që vijnë si rezultat i një veprimtarie kriminale.

Ministri Hoxha u shpreh se “finalja është miradministrimi i një aseti të tillë, që nënkupton kthimin e tij në shërbim të publikut. Qoftë përmes shfrytëzimit nga struktura shtetërore, qoftë edhe dhënies në përdorim privatëve, apo shitjes përfundimtare në ankand, të dyfishtë, siç e parashikon ligji”.

Konferenca Ndërkombëtare: “Nga Fitimet e Paligjshme te e Mira Publike: E Ardhmja e Aseteve të K... 1 nga 3

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›