E Martë, 3 Nëntor 2026

Rizzo: Bashkimi ynë për t’u bërë ballë sfidave e krizave, shumë i rëndësishëm

TIRANË, 28 shkurt/ATSH/ I Ngarkuari me Punë i Delegacionit të Bashkimit Evropian, André Rizzo deklaroi sot se “ne mbështesim zhvillimin socio-ekonomik dhe konvergjencën socio-ekonomike të Shqipërisë me BE-në, për të pasur ecuri në reformat tuaja thelbësore”.

Në fjalën e tij në konferencën e Komisioneve Parlamentare për Integrimin Evropian/Çështjet Evropiane e Shteteve Pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizimit dhe Asociimit të Evropës Juglindore, Rizzo tha se “kjo është e pasqyruar në katër shtylla kryesore”.

“Plani i rritjes sjell përfitime për rajonin përfitime të konsiderueshme pasi i pajis vendet e Ballkanit Perëndimor me disa nga këto përfitime që sjell anëtarësimi përpara se vendet të bëhen shtete anëtare. Duke inkurajuar integrimin rajonal ekonomik dhe duke i bërë më të forta lidhjet ekonomike ndërmjet vendeve, por edhe duke i shndërruar këto vende me anën e  reformave thelbësore”, u shprehur Rizzo.

Rizzo u shpreh se “nisma juaj COSAP është në harmoni me strategjinë dhe veprimet e BE-së, vërteton vullnetin e vendeve pjesëmarrëse për të zbatuar këto reforma si për forcimin e demokracisë, fuqizimin e sundimit të ligjit mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të gjitha atyre lirive që janë ë rëndësishme dhe promovimin e faktit që ne kuptojmë më mirë njëri-tjetrin duke sjellë konsolidim dhe pajtim”.

Rizzo tha se “është shumë e rëndësishme edhe angazhimi më i shtuar në çështjet e politikës së jashtme dhe sigurisë”.

“Vijimësia në përputhshmërinë e plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së siç është rasti i Shqipërisë duhet të jetë objektiv i përbashkët. Në një kontekst kompleks gjeopolitik që po ndryshon shumë shpejt atëherë bashkimi ynë i të gjitha vendeve tona për të bërë ballë sfidave e krizave është shumë i rëndësishëm dhe këto kriza mund të jenë lufta e paligjshme e Rusisë kundër Ukrainës ose ndryshimet klimaterike”, nënvizoi Rizzo.

Prandaj, shtoi Rizzo, ne kemi mirëpritur edhe deklaratën e përbashkët të COSAP-it në tetor 2024 e cila rithekson rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe u ka bërë thirje komisioneve parlamentare për të intensifikuar bashkëpunimin e tyre.

Më tej Rizzo tha se “bashkëpunimi rajonal është vërtet transformues dhe i ndihmon vendet dhe të gjithë për të promovuar paqen dhe stabilitetin. Këtë e kemi parë edhe në të shkuarën gjatë proceseve të ndryshme të zgjerimit dhe kjo është edhe arsyeja pse BE ka mbështetur procesin e zgjerimit dhe një mjedis ku dominon besimi tek fqinjët kjo që ndajnë të njëjtën aspiratë për anëtarësim në BE është hapi i duhur për të ecur përpara dhe për të vënë në zbatim reformat e duhura”.

“Parlamentet e vendeve tuaja si përfaqësues të popujve tuaj kanë rol kyç për të luajtur. Vetëm parlamentet mund të ofrojnë legjitimitetin demokratik për çdo vend përkatës në procesin e anëtarësimit në BE”, tha Rizzo.

Rizzo tha se “duke punuar së bashku ne kemi për qëllim të ndërtojmë një rajon më të sigurte, më të paqtë e më të begatë, më të lidhur me njëri-tjetrin duke e bërë rajonin më të fortë, më të sigurt e më rezistent”. /k.s/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›