E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robben: Tifozët do ta shohin më të mirën nga unë

Anësori i Real Madridit, Arjen Robben, mendon se ka arritur që më në fund të përshtatet te skuadra mbretërore pas lëndimeve të shumta, të cilat e kufizonin t'i shfaqte aftësitë e tij. Holandezi thotë se aktualisht është duke kaluar momentet më të mira që nga transferimi te Los Merengues. Ish-lojtari i Chelseat duket se i ka tejkaluar problemet vazhdueshme që i ka pasur me gjurin duke shfaqur lojëra të shkëlqyeshme në ndeshjet e fundit, sidomos në takimin kundër Villarrealit. "Tani jam i lumtur. Tifozët dhe bashkëlojtarët më kanë inkurajuar dhe më kanë ndihmuar ta kaloj situatën e vështirë në të cilën kam qenë"."Tash ndjehem mirë dhe kjo më ka ndihmuar edhe të luaj mirë. Besoj se në të ardhmen do të mund ta shfaq lojën time të vërtetë", ka thënë Robben.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›