PS:Debati Berisha-Bode,skeç banal

Zëdhënësja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli në një konferencë për shtyp u shpreh për debatin mes Kryeministrit Berisha dhe Ministrit të Financave Bode. Kodheli duke e quajtur si skeç banal të rritjes ekonomike shtoi që ndërkohë që këta të fundit talleshin nga pasiguari e shtetit ndërroi jetë një punëtore në ish kombinatin e çmontimit të armëve në Poliçan. Sipas saj Kryeministri dhe Ministri i Financave duhet të dalin nga rolet e skeçit banal të rritjes së hatashme ekonomike dhe të bëjnë detyrën për këta muaj që u kanë mbetur duke e filluar nga rimbursimet e shpenzimeve të varrimit për të ndjerën Suzana Kapxhiu, si edhe nga lidhja e një pensioni për dy jetimët e saj.