Totti: Ancelotti do ta lë Milanin për Romën
Kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka bërë disa komente sensacionale duke thënë se trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, do ta realizojë ëndrrën e tij të kamotshme për të qenë trajner i Giallorossëve. Ancelotti nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për ta drejtuar skuadrën nga kryeqyteti, ndërsa simboli romak thotë se menaxheri i Rossonerëve ka një dashuri të brendshme për Romën."Mendoj se ai ka një dashuri të brendshme për Romën. Ai gjithmonë ka dashur të jetë trajner i Romës dhe mendoj se herët a vonë do t'ia arrijë këtij qëllimi. Megjithatë, tani për tani ne e kemi trajner Luciano Spallettin dhe duhet ta respektojmë atë", ka përfunduar 'hajmalia' e Romës.