E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robben drejt Milanit

Arjen Robben është objektivi i ardhshëm i Milanit. Operacioni i kalimit të Cristiano Ronaldo është i vështirë të kryhet, pasi Reali nuk synon të lëshojë yllin, protagonist në triumfin e Kupës së Mbretit.

Bisedimet janë të hapura ndërkohë për holandezin e Bajernit të Mynihut.

Klubi bavarez, sipas “L'Equipe”, po mendon të lëshojë yllin e vetë. Në qendër të këtij vendimi janë raportet e këqija me shokët dhe nervozizmin, sidomos ndëshkimet që ka marrë gjatë ndeshjeve të fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›