Robbie Williams, piktor
Nga Express më 14 prill 2011 në ora 13:33
ROBBIE WILLIAMS dëshmon që është ikonë e pop-artit. Ai ka zbuluar talentin e tij edhe në pikturë.
Këngëtari 37 vjeçar u ka treguar adhuruesve të tij përmes blog-ut se si ai gjatë ditëve të pushimit nga këndimi e incizimet, merr brushën dhe pikturon.
Robbie ka shfaqur shembuj të punës së tij: Në kohën e lirë, e cila nuk është dhe aq e gjatë, kam zbuluar se pëlqej të pikturoj. Favoritet e mia do t’i vendos në ‘maica’. Hë, çfarë mendoni për këtë?”, pyet ai.