E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHENIM/ Tifozët e Partizanit: Votojmë kush na kthen klubin

Në faqen e internetit të Sport Klub Partizanit janë vendosur fotot e Edi Ramës dhe Lulëzim Bashës. Tifozët kërkojnë të votohet ai që premton se do t’i kthejë pronat e klubit Partizani. Qeveria ka marrë dy vendime kontradiktore. Një vendim ia kthen pronat e klubit Partizani ish- pronareve pasi dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, është përfitues nga një prej gjyshërve të tij në këtë pronë, ndërsa me një tjetër vendim qeverie, klubit Dinamo iu morën pronat e klubit që kishin dhe pronarë të njohur dhe iu shtetëzuan për tu bërë qendër olimpike, pasi pronarët nuk pranuan të firmosin marrëveshje paraprake ndërtimi me një ndërtues të familjes Berisha.

Tani Basha premton hapjen e terreneve sportive në një kohë që qeveria ku ai bën pjesë me vendime po i prish edhe ato pak terrene që kanë ngelur sipas interesave të familjes Berisha.

Pyetja është nëse Basha ka fuqi tia rimarrë tokën Argitës dhe tia japë klubit Partizani? Po e bëri do marrë votat e klubit Partizani. Po nuk e bëri, do marrë mbështetjen e Argitës. Varet kush i duhet.

http://www.facebook.com/FK.PARTIZANI

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›