Vjedhja e trotuareve

Okupimi i hapesirave publike eshte nje nga format me te renda te pervetesimit te prones se perbashket. do marredhenie ne komunitet percaktohet nga kjo se sa ne respektojme pronen publike. Lehtesia me te cilen shkelen keto parime qe jane baza e demokracise tregon se ne nuk jemi akoma te pergatitur per nje demokraci funksionale. Dhe ne kete rast nuk kane vlere as votimet as as vendimet qeveritare sepse cdo gje cvleresohet nga ky akt.
Europa e ka te shenjte hapesiren komunitare. Kjo eshte nje edukate e rrenjosur me mijera vjecare. As nuk mund ti shkoje neper mend nje europiani pushtimi dhe uzurpimi i territorit publik. Duke pare neper Tirane dhe ne qytete te tjera raste pa fund te pushtimit provizor ose permanent te hapesires publike kam pershtypjen se jemi shume larg te drejtes per tu futur ne BE. Jemi akoma ne fazen e nje primitiviteti urban.
Po sjell disa raste te zaptimit te trotuareve. Ne rrugen e Elbasanit ne Tirane nje salle lojrash APEX ka rrethuar me parapet trotuarin bile ka marre edhe 50 cm. nga rruga. Megjithese trotuari nuk eshte vecse 1 meter qe te kalosh duhet te zbresesh ne rrugen e makinave dhe te rrezikosh jeten ne piken me te ngarkuar te qarkullimit rrugor ne Tirane.
Ne rrugen Martin Camaj trotuari eshte bllokuar plotesisht dhe nje familje e ka trasformuar ne sallon pritjeje. Nje vetrate xhami rrethon kete territor publik qe fare lehtesisht dhe pa ndeshkim e kane kthyer ne truall fshataro-familjar. do njeri ben si ia do qejfi. Dhe bisedojme pastaj per prioritete zgjedhore dhe premtime elektorale.
E si te mos grabisin keshtu territorin njerezit e pandergjegjshem kur vete KRTT e Tiranes aprovon pushtimin e trotuarit ne rrugen Hoxha Tasin nga Pallati i Verdhe me 130 cm.
Para zgjedhjeve gjithmone shoh nje agresion te papermbajtshem brenda ne qytet dhe sidomos ne Parkun e Madh. Tani po sjell dy shembuj nga Korca ne nje rrugice te fisme ku korcaret e vjeter respektonin gjithe rregullat dhe nuk dilnin asnje centimeter nga vija e kuqe nje familje ka futur brenda ballkonit shtyllen e elektrikut. Dhe ai qe e ka bere eshte profesor ne Universitetin e Korces.
Kurse ne dy raste te tjera pronari i baneses ne lartesine nje meter ka nxjere vellimin e dhomes sbalco mbi trotuarin dhe ti qe te mund te ndjekesh trotuarin duhet te kalosh i shtrire barkas. Dhe asnje institucion apo organ i Bashkise se Qytetit nuk reagon dhe nuk i ndeshkon. Kjo gje nuk ngjet ne asnje fshat te Europes dhe bile ne asnje maje mali. Kjo eshte kultura demokratike qe mesuam keto 20 vjet. Dhe kerkojme zgjedhje te pavjedhura kur ne vjedhim cdo gje...