Robert Aliaj: Hijena dhe minj, një skenë dhunimi e dinjitetit njerëzor
Artisti i njohur shqiptar multidisiplinar flet mbi konkursin Onufri dhe tregon aktivitetin e tij artistikNë kuadrin e ekspozitës së përvitshme të artit bashkëkohor Onufri, që zhvillohet në Galerinë Kombëtare të Arteve, nga 24 dhjetor deri më 25 janar po prezantohet projekti me titull Hijena dhe minj, i cili ngacmohet nga vënia në pikëpyetje e dinjitetit human nëpërmjet mediave elektronike në ditët e sotme, por që trajtohet në formën e një përralle klasike të përshtatshme për fëmijë, ndërkohë që punimet e Robert Aliajt kanë zgjuar mjaft interesin e publikut
dhe kritikës botërore. Robert Aliaj-Dragoti lindi në Tiranë më 1960, në një familje me traditë të vjetër në artin e pikturës. Interesi dhe pasioni për pikturën i lind qysh në moshë fëminore. Kreu studimet për pikturë në Liceun Artistik të Tiranës. Nën presionin e qarqeve zyrtare të diktaturës që e konsideronin si artist dekadent u detyrua të ndërpresë studimet artistike në vitin 1981. Më 1991 braktis vendlindjen për t'u vendosur në Greqi, ku realizon dhe zhvillon më tej ambiciet e tij profesionale në pikturë. Aktualisht jeton dhe vazhdon karrierën e tij artistike në Bruksel ku punon intensivisht dhe disa herë në vit prezanton koleksione të punimeve të tij të reja në galeri të ndryshme dhe ambiente artistike. Gjatë këtyre viteve ka kryer një numër të konsiderueshëm ekspozitash vetjake e në grup në disa vende të Evropës, si në Greqi, Francë, Zvicër, Belgjikë. Veprat e tij gjenden të përhapura në koleksione të ndryshme private nëpër botë dhe shumë prej tyre janë bërë pronë e galerive. Në këtë intervistë dhënë për gazetën ai rrëfen mbi konceptin e punës së tij, por dhe si e shikon këtë konkurs të artit pamor që zhvillohet sot në vendin tonë.-Në në konkursin Onufri ju keni prezantuar punën Hijena dhe Minj. Diçka rreth saj?Kjo punë është faza e fundit të një projekti që unë e pata prezantuar në Bienalen e Venecias vitin që kaloi me instalime videosh, një projekt i cili është ngacmuar nga ngjarje, episode skandalesh policie, në zyrat e Policisë në Athinë, por dhe kudo. Ideja nuk ishte për tu fokusuar vetëm në një ngjarje sporadike, ose nuk ishte qëllimi që kjo ka ndodhur në Greqi, por fenomeni i dhunës është një fenomen që ndodh kudo në Evropë, por aty ishte shkaku që vërtetë në Greqi është i vetmi vend në Evropë, ku ka një keqtrajtim të përçunuar të emigrantëve, veçanërisht të atyre që janë nga Shqipëria dhe ku ka një fenomen shumë interesant, që është çështja e dinjitetit të emigrantëve shqiptarë në përgjithësi, që ose nuk e kanë idenë për të drejtat të cilat ata duhet të kërkojnë ose unë nuk e di çfarë ndodh me emigrantët shqiptarë që kanë pranuar që të nënshtrohen. Përgjithësisht janë pa letra edhe nëpërmjet kësaj videoje unë zbërthej të gjithë mentalitetin edhe të emigrantëve, por dhe të pushtetit në Greqi, të dhunës që ushtrohet dhe të mbajtjes nën presion të këtyre njerëzve, sepse në fund të fundit emigrantët shqiptarë janë pjesa më delikate e ekonomisë greke, janë pjesa që e mbajnë më punën e tyre, një pjesë shumë të rëndësishme të ekonomisë greke, por që e mbajnë në kushte skllavërimi. Janë vazhdimisht nën presionin e fshesës, dhe kjo gjë nuk më pëlqen fare dhe të gjitha këto bashkë janë elementët që më ngacmuan mua për tu angazhuar me këtë projekt në Bienalen e Venecias. Janë situata të marra nga video reale nga vetë policët grekë dhe në mënyrë cinike janë hedhur në internete për të korr trofeun për të treguar ja se si ne i keqtrajtojmë shqiptarët. Ndërkohë që të gjithë ato skandale kanë bërë më shumë bujë në Greqi se sa në Shqipëri, ndërkohë që Shqipëria duhet të kishte një notë, një theks shumë të fuqishëm nga qeveria shqiptare, por dhe nga vetë populli shqiptar, pasi dhe populli kur shikon që pushteti dhe qeveria nuk bën asgjë dhe kur ne dimë që këtu ka korrupsion, duhet të jetë vetë populli, i cili duhet të mbajë situatën në dorë e duhet të shprehet. Edhe kjo mungesa elementit rebel në Shqipëri është gjithashtu e trishtueshme, shqiptarët janë pak a shumë të destinuar dhe në mënyra fatale e kanë pranuar që të konsiderohen si pre e hijenës. Miu e di që hijena mund ta hajë dhe e ka pranuar këtë fakt, por nuk fakt nuk është kështu.-Puna juaj si është pritur, dhe a ka pasur reagime?Unë nuk kam menduar kurrë në jetën time, që unë mund të bëj një punë që do të prekë njerëz dhe do të ngjall reagime. Mua nuk më interesojnë fare, këto janë personale, janë mendime personale, janë bindjet e mia dhe unë si artist kam të drejtën fuqishëm të hedh idenë edhe ndoshta të provokoj mendimin tek njerëzit dhe ajo që është më e rëndësishme është që këta shqiptarë duhet të shohin punë dhe të identifikohen para punë sime Duhet të reflektojnë, sepse në fund të fundit aty është një pjesë e jetës së tyre dhe kanë preokupimin që të i preokupon dhe ata vetë dhe nuk është fare një preokupim personal. Nuk është para një tabloje dhe shikon aty refleksione artistike, pasi aty ka një refleksion më të gjerë, ka një fenomen që ndodh aty diçka. Të gjithë jemi pak a shumë të preokupuar për këto probleme.-Onufri në sipas jush sa e përfaqëson realitetin shqiptar?Koncepti i këtij konkursi erdhi me vonesë. Erdhi kur gjithçka ishte ndërtuar. Vetë një ekspozitë që të ndërtohet kërkon kohën e saj, të paktën 2-3 muaj seleksionimi i artistëve, ndërsa koncepti duhet të vinte 6 muaj para. Fakti që ka një ide nuk është negative dhe këtë e kam theksuar dhe më parë. Një koncept i kuruar mirë dhe i hedhur me kohë, do të ndihmonte në cilësinë e Onufrit, pa dyshim që nuk do të krijonte një situatë kaotike edhe do të ishin anashkaluar shumë probleme. Megjithatë nuk duhet të jemi negativë. Unë do të jem kritik dhe unë nuk kam pse të mos jem i tillë, sepse gjërat nuk janë perfekte dhe mua më intereson gjithmonë ana negative, jo për faktin se i shoh gjërat negativisht, por në një ekspozitë ka dhe gjëra pozitive dhe negative dhe ajo që lë gjurmë në të keq është gjithmonë negativja, sepse kjo është tendenca e njerëzve ajo që shokon më shumë, ngjarjet e rënda, skandalet etj. Pa dashur të vë theksin tek ky konkurs i këtij vitit, në vetvete Onufri ka qenë gjithmonë i keqorganizuar, ka nxjerrë dhe vlera edhe këtë vit ka vlera, por që Onufri në sytë e mi, nëse pretendohet që të jetë i rëndësishëm ai duhet të ketë një dimension ndërkombëtar. Ne ndërkohë që po ëndërrojmë që të futemi në gjirin e Evropës neve i mbyllim dyert e artistëve evropianë dhe deri qesharake është situata e Onufrit. Dhe në këtë pikëpamje ai duhet të jetë një konkurs i hapur dhe ndaj kulturës Evropiane, sepse është e vërtetë që neve nuk mund të censurojmë Evropën sa i takon artit, pasi ne jemi me mijëra vjet pas, jemi ne ata që duhet të hapemi. Vjet ka pasur dhe artistë të huaj, unë parvjet kam propozuar dy artistë të huaj, por kjo duhet të bëhet një fenomen dhe Onufri duhet të marri përmasat e Bienales së Tiranës, sepse ka mundësinë, ka mbështetjen e ministrisë, ka dhe infrastrukturën. I ka të gjitha mundësitë që ai të bëhet një konkurs i rëndësishëm.-Rreth dy dekada që jeni larguar nga Shqipëria si kanë qenë marrëdhëniet tuaja me Tiranën?Marrëdhëniet e mia me Tiranën unë personalisht i kam shumë të mira. Kam pjesët më të rëndësishme të jetës ime që e kam lënë pas dhe rikthimi gjithmonë me emocione. Tirana është qyteti që mua më bën cigan, zemrën ma bën bredharake, sepse kështu e ndjej veten në Tiranë, por që prania ime si artist në Tiranë është pak më problematike, sepse unë kam qenë vazhdimisht jokonformist. Në Tiranë gjithçka është e politizuar dhe mbi të gjitha dhe arti, gjithçka është e klanizuar dhe për vetë natyrën e qytetit të Tiranës dhe për mundësitë që janë ekonomike dhe politike. Nuk ka shumë hapësira ku ti mund të lëvrosh, ku ti mund të shprehësh, pra është pak Donkishoteste paraqitja ime në Tiranë, sepse ne këtu nuk na pëlqen që të kritikohemi, nuk na pëlqen që të na thonë që jeni të prapambetur. Kemi qejf që të na thonë që jemi më të përparuar se parizienët se londinezët etj. Kjo nuk është një çudi, por për mua këto janë pak absurde.-Diçka rreth aktiviteti tuaj në Bruksel?Sa i takon vitit që lamë pas kam pasur shumë aktivitete, pasi jeta ime është nga aktiviteti në aktivitet me artin pamor, fi