E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj :Më shumë interes për shkollat e profilizuara

Arsimi profesional duhet të zgjerohet madje ai duhet të zërë 40 për qind të arsimit të mesëm, dhe arsimit të mesëm profesional ekonomik duhet ti jepet një rëndësi e veçantë. Kështu është shprehur Ministri i Arsimit dhe Shkencës gjate nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi me Përfaqësues të Kulturkontaktit Austria Monika Mott për nisjen e Projektit ALBIZ Albanian Business School), në kuadër të reformës së Arsimit të Mesëm Ekonomik në Shqipëri 2009-2013.

Gjate nenshkrimit të kësaj marrëveshjeje ka qene I pranishëm edhe Ambasadori i Austrisë në Tiranë Florian Raunig.  Pavarësisht arritjeve në arsimin profesional, si matura shtetërore, korniza e kualifikimeve, arsimimi gjatë gjithë jetës, etj, në shkollat e mesme ekonomike në Shqipëri vihet re mungesa e trajnimit të mësuesve në fushën profesionale për metodat e mësimdhënies. "Nevojë për përmirësim ka edhe në bashkëpunimin me bizneset lokale në rajonet në të cilat ndodhen shkollat, u shpreh Monika Matt. Në këtë takomë përfaqësuesit nga Australia bënë me dije se do të jenë një fond mbi 800 mijë euro, që do të shkojë për rreth 4 mijë nxënës dhe 80 mësues të 11 shkollave të mesme ekonomike në vendin tonë. Projekti "ALBIZ", u financua nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim dhe do të do të zbatohet nga Kulturkontakt Austria për një periudhë 4 vjeçare. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, vlerësoi se ky projekt, që përkon me objektivat e qeverisë, prek kurrikulat, mësuesit dhe impakti i tij do të jetë i drejtpërdrejtë për nxënësit dhe sidomos mësuesit e shkollave të mesme ekonomike. Duke evidentuar faktin se shkollat ekonomike profesionale në vend rezultojnë nga më të kërkuarat, pas shkollave të teknologjisë së informacionit, Tafaj tha se synojmë shtim të këtyre shkollave, pasi nxënësit e diplomuar në shkollat ekonomike kanë shanse të mëdha punësimi, si për shembull në komunat dhe bashkitë e vendit. Përfaqësuesja e Kulturkontakt Austria, Monika Mott, tha se projekti ALBIZ ndërhyn drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë dhe përafrimit me tregun e punës të të gjithë arsimit ekonomik dhe kontribuon në reformën e arsimit profesional, me qëllim rritjen e atraksionit për degët profesionale të arsimit të mesëm. Ky sektor i arsimit, i shpallur prioritet i programit të qeverisë, cilësohet nga politikëbërësit një ndër rrugët më të suskesshme në përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.

Last Updated on E Hene, 18 Janar 2010 20:07

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›