E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robert Cooper boton në shqip

"Shpërbërja e Kombeve" nga Robert Cooper dhe "Liberalë dhe komunitarë" nga Stefan Malholl, janë dy nga botimet më të fundit që i janë shtuar shkencave politike e diplomacisë së komunikimit.

Diplomati Cooper vjen në shqip me një analizë mbi rendin aktual botëror.

Bazuar në historinë dhe ngjarjet, në faqet e librit Cooper bën edhe një parashikim se çfarë do të jetë bota nesër.

"Cooper dihet tashmë që në kohët e fundit është shumë i angazhuar dhe në çështjen shqiptare në dialogun Serbi-Kosovë. Shpërbërja e kombeve, rendi dhe kaosi në shek. 21, si e shikon ai botën gjithashtu dhe një prognozë të asaj që do të vijë. Flet për rrymat e ndryshme që kanë ardhur në politikë", shprehet botuesja Arlinda Dudaj.

Botimet vijnë në shqip si një plotësim i mungesës së librave të shkruar së fundmi nga emra dhe analistë të njohur të diplomacisë.

Këto dy botime janë pjesë e një cikli të veçantë ku bëjnë pjesë vepra të tjera si "Liberalizmi dhe kufijtë e drejtësisë", apo "Etika dhe biznesi".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›