‘Nata e Helverit’ në Tiranë

Në Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, muaji shkurt është cilësuar si muaji i teatrit mbarëkombëtar. Me këtë rast, trupa të ndryshme teatrore nga Shqipëria por edhe Kosova e Maqedonia, do të performojnë shfaqje të ndryshme.
Në kuadër të këtij aktiviteti, të quajtur “Një Komb, Një Kulturë”, Teatri Kombëtar i Kosovës ka vënë në skenë në datat 11 dhe 12 shkurt një prej veprave më të njohura të shkrimtarit Ingmar Villqist, “Nata e Helverit”.
Në këtë shfaqje luajnë stafete Rogova dhe Lirak Çelaj. Skenografia është realizuar nga Iliriana Loxha Basha, e cila e ambientoi barin me ngjyrat e flamurit nazist për të përcjellë më fuqishëm te publiku subjektin e dramës, ndërsa regjisor i shfaqjes është Altin Basha.