E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO: Kemi vrarë një udhëheqës taleban

Helmand - NATO bën të ditur se gjatë sulmeve në krahinën jugore të Afganistanit është vrarë një udhëheqës taleban. Përmes një deklarate për shtyp, bëhet e ditur se lideri taleban është Molla Esad, i cili mbeti i vdekur gjatë një sulmi në Helmand të mërkurën e kaluar. Esad ka qenë një ndër organizatorët dhe udhëheqësit e shumë sulmeve në këtë vend. NATO bën të ditur se në bashkëpunim me SHBA-të do të vazhdojnë sulmet ndaj rebelëve talebanë. Sipas AP, vetëm gjatë këtij viti janë vrarë rreth 5200 militantë talebanë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›