E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani shenon ne miqesore, aktivizohet dhe Rrudho

Nga Kastriot Gjini
Sapo ka mbaruar ndeshja miqesore e kontrollit qe skuadra e Chievos ka zhvilluar kunder skuadres diletante gjermane Sonthofen. Sic dihet ne skuadren italiane aktivizohen dhe dy sulmuesit shqiptar Erjon Bogdani, sulmuesi i kombetares dhe Xhulian Rrudho, sulmuesi i ri i shpresave tona. Madje Rrudho ka bere debutimin e tij me Chievon javen e kaluar ne stadiumin San Siro kunder skuadres se Milanit. Paraqitja e te riut Rrudho me sa duket i ka pelqyer Trajnerit Del Neri, dhe per kete ai e ka thirrur perseri me skuadren e pare ne kete miqesore. Ndeshja ka mbaruar me rezultatin e thelle 9:0 ne favor te Chievos. Xhulian Rrudho eshte aktivizuar ne pjesen e pare perkrah sulmuesit Cozzolino, por pa arritur te shenoje. Pjesa e pare ka mbaruar me rezultatin 4:0, me shenues Cozzolino (2), Cesar Prates, Semioli (11m). Ne pjesen e dyte Del Neri ka aktivizuar dhe Erjon Bogdanin per krah Pellisier . Ne kete pjese bomberi shqiptar ka shenuar nje gol, nga 5 qe ka shenoi skuadra e tij. Golat e pjeses se dyte u shenuan nga Pellissier 2(njerin me 11m), Bogdani, Malagò dhe Semioli. Formacioni i Chievos: Pjesa e 1 - Squizzi; Moro Mandelli Mantovani Lanna; Sammarco (Semioli) Troiano Marcolini Cesar Prates; Rrudho Cozzolino Pjesa e 2 - Concetti; Malagò Rickler Scurto Marchese; Italiano Brighi Sammarco; Pellissier Semioli Bogdani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›