E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani nderon Lefter Millon me Kupë speciale

Nga Dash Frashëri
Albania-sport - Klubi i futbollit Partizani do të nderojë në mënyrë dinjitoze një nga emrat e mëdhënj të cilët kanë veshur fanellën e kuqe: Lefter Millon, i cili, më 10 mars 2007, mbush plot dhjetë vjet nga ndarja tragjike e tij. "Lefteri është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike, më 10 mars të vitit 1997 në Greqi, për shkak të një aksidenti me makinë", thotë për Albania-sport.com, drejtori i Akademisë së KF Partizani, Genc Tomori, njëherësh edhe dhe bashkëkohës e bashkëlojtar me Millon të Partizani. "Është në nderin e Partizanit por dhe të akademisë sonë që të zhvillojmë aktivitete në kujtim të tij, pasi Millo ka ardhur te Partizani në një moshë të re, vetëm 20-vjec nga skuadra e Luftëtarit", shton Tomori. "Klubi i Partizanit do të zhvillojë një Kupë me emrin "Lefter Millo", në të cilën do të marrin pjesë tri ekipe moshash të Akademisë dhe një ekip i katërt, jashtë saj, por që luan me emrin e Partizanit". Ekipet që do të marrin pjesë janë ato të moshës 14-15 vjec të Ylli Shehut, Abdyl Kuriut dhe Genc Mahmutaj dhe ekipi i Hysit. Sipas skemës ekipet do të luajnë me njeri-tjetrin dhe dy fitueset e cifteve do të ndeshen në finale. "Skuadra fituese do të meritojë Kupën. Kemi bërë një uniformë të kuqe me emrin e Lefter Millos me numër 9, dhe këtë do t'ia japim vëllait të Lefterit, Niko Millo", saktëson Tomori. "Ekipi fitues do të marrë uniforma dhe topa, ndërsa ekipet e tjera do të marrin dhurata simbolike". Pas aktivitetit të gjithë shokët e Lefterit, ne që kemi luajtur me të, por dhe tifozë të Partizanit do të marrin pjesë në një koktej përkujtimor që do të organizohet në ambientet e klubit për nder të Lefter Millos. Mesfushori Lefter Millo, i mbiquajtur "Traktori", luajti në Shqipëri me Luftëtarin e Partizanin, ku u shpall kampion me të kuqtë në sezoni 1986-1987. Lefteri luajti 20 ndeshje me ekipin kombëtar, dhe pavarësisht se nuk shënoi asnjë gol, ishte ndër më të dalluarit në takimet e luajtura në periudhën 1988-1996. Millo luajti me lojtarë të tillë si Rudi Vata, Ilir Shulku, Artan Bano, Sulejman Demollari, Salvator Kacaj, Rrapo Taho, Kreshnik Cipi, Sokol Kushta, Fatos Daja, Genci Tomori, Arben Milori Adrian Barbullushi, Agustin Kola, Arben Minga, Ylli Shehu, etj. Në Greqi, ai aktivizua nder te tjerat edhe me Larisen ku e kujtojne edhe sot e kesaj dite si nje nga lojtaret me te mëdhenj që ka patur ekipi grek. PARTIZANI KAMPION 1986-1987: Perlat Musta, Arjan Hametaj, Adnan Ocelli, Besnik Bilali, Skender Gega, Astrit Ramadani, Niko Frasheri, Ledio Pano, Ylli Shehu, Ilir Lame, Genc Tomori, Roland Agalliu, Lefter Millo, Edmond Alite, Alfons Muca, Eduart Kacaci, Fatmir Hasanpapa, Shkelqim Fana, Eqerem Memushi, Lorenc Leskaj, Sokol Kushta, S. Balla, Izmir Ndreu. Trainer: Neptun Bajko.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›