Roberto Cavalli: Ngjyrat janë jeta ime
Klientela e tij përbëhet kryesisht nga njerëz të famshëm, që zgjedhin krijimet për t‘i veshur në tapetet e kuq nga Los Anxhelosi në Sidnei. Halle Berry, Sharon Stone, Madonna, Jennifer Lopez, Gwyneth Paltrow, Beyoncè Knowles, Charlize Theron dhe Victoria Beckham, që me siguri kanë si moto shprehjen: "Asnjëherë nuk duhet të shkosh pas turmës". 1970-ta ishte viti kur prezantoi koleksionin e tij të parë në javën e modës në Paris, në të cilin të binte në sy kombinimi mes lëkurës dhe xhinsit. Në vitin 1972 hapi butikun e tij të parë në San Trope.
Sot, Roberto Cavalli, një nga stilistët më të mëdhenj në botë, është 69 vjeç. Është i martuar me Evën, gruaja e tij e dytë dhe nëna e tre nga pesë fëmijët e tij. Së bashku kanë pothuajse 30 vjet. "Jemi takuar kur ajo ishte 17 vjeçe. Është një grua e mrekullueshme dhe një partnere e jashtëzakonshme në biznes". Me dy fëmijët nga gruaja e parë ka marrëdhënie të shkëlqyera dhe nuk dëshiron t‘i përfshijë në botën e biznesit dhe modës. "Dëshiroj ta zgjedhin vetë rrugën e jetës", tregon ai. Kur e pyet se qarkullojnë zëra që ai dëshiron ta shesë perandorinë e tij me një çmim prej 500 milionë paundësh, përgjigjet: "Përse duhet ta bëj? Nuk më duhen ato para".
Ashtu si çdo gjë e veçantë në jetën e tij, veshjet e Roberto Kavallit janë plot shkëlqim, moderne dhe mbi të gjitha seksi. Po ngjyrat? "Varet nga humori, apo edhe nga vendi ku jam, por ndonjëherë adhuroj të kuqen, kur jam në Firence të verdhën dhe jeshilen, apo gurkalin kur ndodhem në jaht dhe përreth më rrethon bukuria mahnitëse e detit. Më pëlqen kombinimi i ngjyrave. Ngjyrat janë jeta ime".
Mbi të gjitha ai është një burrë që ka shumë besim në vetvete: "Nëse doni të bëheni i suksesshëm, duhet të keni besim te vetja. Kur nuk jeni i sigurt, atëherë tregoni që jeni i dobët. Për të qenë i fortë duhet të tregoni se keni fuqi dhe dëshirë për ta bërë këtë, të tregoni se keni karakter".
Teknikat që ai përdor, kryesisht me lëkurë e mëndafsh dhe dëshirën e tij për t‘i zbukuruar me qëndisje, lara dhe diamante, e kanë bërë stilistin italian një ndër emrat më të dashur për tapetet e kuq, sidomos për koleksionet e tij për femrat. "Sigurisht që jam i pasionuar pas modës, sepse ajo është pjesë e jetës sonë. Kur zgjoheni në mëngjes, ju thoni me vete: "Çfarë do të vesh sot që të dukem e bukur, seksi dhe e veçantë"? Moda është mendja jonë. Është kjo arsyeja se përse më pëlqen të jem stilist, sepse mund ta përdor këtë profesion për të matur humorin dhe jetën. E adhuroj këtë profesion që kam zgjedhur. Më pëlqen të krijoj për gratë me personalitet të fortë. Kjo është gruaja që unë adhuroj, ajo që kërkon të tregojë se sa inteligjente është. Më pëlqejnë gratë. Ndoshta jam burri i vetëm në botë që mendoj se gratë janë më të forta se burrat, kanë më shumë personalitet. Ndoshta sepse janë muza ime. Vetëm ato më frymëzojnë", tregon ai. Përveç modës, Cavalli ka një tjetër pasion dhe dashuri të madhe. Bëhet fjalë për Firencen. "Është një qytet vërtet special. Unë udhëtoj shumë. Sot jam këtu, nesër mund të jem në Londër, Paris apo Nju Jork. Ky i fundit është qyteti ku ndihem shumë mirë dhe ndonjëherë mendoj se ai mund të krahasohet me drogën që të jep aq shumë energji, por pas gjithë kësaj ndiej nevojën e Firences. Dua të kthehem sërish aty. Kam nevojë të vazhdoj të marr ajër, të ndiej se gjithçka është e rrethuar nga arti, të shëtis në qytetin tim dhe rrugët e tij. Nga të gjitha qytetet italiane, Firence është plot sharm. Thjesht e dashuroj atë". Stilisti i njohur nuk resht kurrë së treguari për Firencen e tij të dashur. "Firence për mua është vendi ku qetësohem, sepse aty është edhe ferma ime, punëtorët që punojnë me mua prej 40 vjetësh. Aty kam studion, shtëpinë, kopshtin dhe kafshët. I adhuroj kafshët dhe i konsideroj si fëmijët e mi. Më pëlqen të qëndroj këtu, të dal në kopsht e të lexoj, apo të dëgjoj muzikë në kohën e lirë. Po ashtu më pëlqen edhe dimri, sepse Firence është qyteti ku nuk bie shpesh borë. Më mahnit ndryshimi i ngjyrave, kafja në të kuqen e vjeshtës, fillimi i pranverës, lulet e qershisë kur nisin të çelin. Sa bukur është të shohësh kur natyra lind sërish. Arkitektura dhe ndërtesat. Çdo herë zbuloj gjëra të reja dhe të ndryshme. Ngjyrën e gurëve, për shembull. Shpesh them: o Zot, ky gur është 700-vjeçar. Dhe të mendosh se 700 vjet më parë Amerika nuk ekzistonte. Është kaq e veçantë. Të jetosh në Firence do të thotë të jetosh me artin, ndaj edhe koleksioni im, moda ime, është kaq e pazakontë, me kaq shumë ngjyra. Ëndrra ime ka qenë të bëhesha piktor. Në një moment të caktuar zgjodha inxhinierinë tekstile dhe prej andej kalova te moda. Por, për mua një shfaqje mode është njëlloj si një ekspozitë arti. Dëshiroj që njerëzit që blejnë veshjet e mia të kuptojnë se për mua ajo është një pjesë e vogël arti". Në fund, ylli i pasarelave mondane nuk harron të japë një këshillë për të gjitha femrat, shumica e të cilave sipas tij nuk vishen bukur: "Më vjen keq ta them, por ka një vulgaritet në mënyrën se si vishen. Përpiqen të duken sa më bukur, duke u përpjekur shumë e duke harruar shpesh kufirin midis të qenit seksi dhe vulgare. Sot janë bërë të gjithë stilistë. Më duket krejtësisht pa bazë që yjet e muzikës, apo sportit, të krijojnë linjat e tyre të veshjeve. Unë nuk mund të ngrihem në mëngjes dhe të them se do të bëhem këngëtar me zërin e tmerrshëm që kam. Të kesh para sot, do të thotë të harrosh të kujdesesh për detajet. Koleksioni i Kejt Mosit për shembull ishte i tmerrshëm dhe gjëra të tilla shohim thuajse përditë. Kjo më duket vërtet qesharake".