E Diel, 1 Nëntor 2026

Roberto Saviano Kanuni bashkon mafiozin shqiptar me mafien italiane

/ /

Nje pyetje tjeter ka te beje me mafian dhe investimet e huaja ne Shqiperi.
Sigurisht po. Atehere e kuptoj qe eshte komplekse. Te dhenat jane te vertetueshme ne te gjitha hetimet te cilat gazetaret shqiptare mund tia kerkojne drejtorise kombetare antimafie qe ka te beje me Shqiperine nga vitet 90 deri sot. Nese ti deshiron te hapesh nje fabrike ne Shqiperi dhe je italian francez apo serb duhet ti drejtohesh dikujt. Ne pergjithesi ky dikush eshte nje ndermjetes mafioz qe ndermjeteson midis politikes lokale dhe politikes qendrore. Domethene une dua ne bregdetin shqiptar te hap dicka. Duhet te paguaj nje ndermjetes qe te me siguroje autorizimin politik pra burokratik dhe autorizimin mafioz. Nese e ben pa kete ndermjetes kohet jane te pafundme telashet jane te pafundme burokracia ndalet dhe mafiet vijne e trokasin. Por me cudit qe rezulton e re per ju shqiptaret sepse kjo ndodh ngahera...
Ku ndodh si me ke
shte cmenduri Do te te mjaftonte te pyesje cfaredolloj sipermarresi qe nuk ka frike te flase. faredolloj sipermarresi Me nje fjale nese une neser shtirem si sipermarres dhe dua te hap nje veprimtari ne Shqiperi eshte e natyrshme qe do te vijne te mi kerkojne parate. Vijne te me kerkojne parate familjet e Tiranes qe vendosin per cdo kokrrize qe leviz nga vendi ne Shqiperi. Vijne te mi kerkojne familjet e Prishtines nese shkoj  ne Kosove. Vijne te mi kerkojne ne Nju Jork nese jam shqiptar dhe shkoj te investoj ne Nju Jork sepse natyrisht edhe atje jane familjet.
Cilat jane familjet
shte e cuditshme sepse kujtoja se ishte e vertetuar tashme ne kulturen shqiptare qe familjet mafioze shqiptare kane per fat te keq nje rol shtypes te popullit shqiptar. shte nje hetim qe u krye ne 2009-n i cili ka te beje me Ndrangheten e Kozences nje hetim qe flet per nje aleance midis Ndrangetes dhe mafies shqiptare dhe qe e kane administruar prokurorite kalabreze. Ky hetim tregon se si shqiptaret dhe kalabrezet kane formuar nje strukture te vetme kriminale. Shqiptaret japin dhjete kilograme heroine ne kembim te pese kilogrameve kokaine dhe investojne ne cdo sektor kamiona ndermarrje ndertimi veshjet e rrugeve riciklimin e mbeturinave hotele Prandaj habitem se si eshte e mundur qe shqiptaret nuk i dine te gjitha keto shte e vertete qe pjesa me e madhe e hetimeve jane italiane dhe jane italiane sepse tashme shqiptaret para se gjithash flasin italisht perdorin kodin mafioz italian perzihen me familjet italiane dhe sot maqedonasi konsiderohet i huaj marokeni konsiderohet i huaj shqiptari konsiderohet italian. Per here te pare Kamorra per shembull ka anetare shqiptare te cilet nuk i konsideron te huaj. Shqiptari di te beje mafie. Italiani mafioz ka besim te shqiptari mafioz sepse eshte i lidhur me gjakun te afermin sepse ka nje marredhenie me femren identike me ate qe ka nje italian. Per shembull nuk kane besim te mafiozet ruse. Nuk kane besim te serbet behen tape jane shume te lidhur me nje kodin e tyre te pakuptueshem per nje mafioz italian. Hetimi qe permenda ka nisur ne 91-shin. Ishte nderkaq nje hetim tjeter ne 91-shin. Mjafton te hysh ne google dhe te shkruash Ndrangheta Albania Camorra Albania Sacra Corona Albania dalin te gjitha hetimet qe kane bere prokurorite italiane. Tani pyes veten se si mund te mendohet qe mafia shqiptare eshte e fuqishme ne Itali dhe jo ne Shqiperi Dhe duke mos folur per kete ne keto vite ka krijuar nje heshtje qe atyre u leverdis. Nese shkon te FBI-ja ne Nju Jork ka police me origjine shqiptare qe punojne vetem mbi mafien shqiptare aty. Prandaj cuditem sa here qe me mberrijne e-mail-e te djemve apo vajzave shqiptare qe me shkruajne ne Facebook dhe me thone si eshte e mundur qe keto histori nuk i degjoj ose i degjoj pak ketu Edhe une e pyes veten nuk e di se si eshte e mundur.
Nje pyetje tjeter vjen ne lidhje me biznesin e cimentos
Per kete per shembull une nuk kam te dhena te reja ne kuptimin se nuk me duket se prokurorite shqiptare kane bere hetime te medha mbi ciklin e cimentos tani per tani. Ndoshta po hetojne. shte e natyrshme mafia shqiptare investon gjithcka ne cimento. Duhet betonizuar gjithe hinterlandi shqiptar gjithe jugu eshte  e afert ardhja e emigranteve ne Shqiperi. Cikli i cimentos eshte ne doren e tyre. Per shume arsye. Para se gjithash eshte nje biznes shume i madh keshtu qe mund te fitosh shume. shte nje biznes i thjeshte i kontrollueshem ne kuptimin qe betonieren e nje konkurrentit tend e ndalon sic behet edhe ne Itali. Vjen betonierja e dikujt qe ka fituar nje sipermarrje e ndalon e urdheron ta fike cimenton cimentoja thahet. Keshtu humbasin kamionin betonieren dhe punen. Ne ate pike thone mire sipermarrjen e ke fituar ti. Keshtu qe eshte edhe dicka e kontrollueshme per organizaten ne krahasim me veprimtari te tjera  jomateriale. Dhe pastaj gjeja tjeter jo e dores se dyte kerkon shume force pune qe do te thote kontroll politik kontroll territorial miratim ne territor riciklim domethene ato apartamente i blen ti pastaj i riciklon pastaj i shet perseri. shte e natyrshme qe sot qendra e biznesit ne Shqiperi eshte cimentoja.
Kush eshte pas biznesit te cimentos sipas jush
Une kam ndjesine flas thjesht nga ndjesia qe kam sepse nuk kam te dhena se me cimenton kane te bejne mafiozet shqiptare jo italianet. Sepse nese do te duhej te kishin te benin mafiozet italiane ose me mire mbase italianet kane dhene shtytjen fillestare do te thote se italianet po komandojne tashme ne territorin shqiptar dhe kete nuk e besoj. Ne Malin e Zi dhe ne Shqiperi italianet kane qene gjithnje mysafire. Investitore shume te medhenj por mafiet e ketyre vendeve nuk e lejojne kontrollin territorial sic ndodh per shembull ne Gjermani. Italianet kontrollojne territorin gjerman por nuk e kontrollojne territorin shqiptar. Investojne jetojne atje por nuk e kontrollojne.
Atehere kush e kontrollon territorin shqiptar
Mafiet shqiptare Mafiet shqiptare kontrollojne Shqiperine Kosoven dhe veriun e Maqedonise atje ku ka shqiptare kerkojne te futen nder te tjera duke e shtypur popullsine shqiptare. Nje gje shume e bukur qe me kane thene ne Gjermani ishte se per shembull kur mafia kosovare u orvat ne Gjermani te merrte pushtetin nepermjet riciklimit te lavanderive te kontrollonte krahun e punes te kontrollonte udhetimet domethene ushqimet parate veshjet qe kosovaret dergojne ne Kosove kur u rrek mafia kosovare pjesa e ndershme e komunitetit kosovar iu kundervu dhe kjo merret gjithnje si shembull per te thene se kur pjesa e shendetshme bashkohet nuk ka shprese per kriminalitetin. Sipas meje sot te reagosh keq kur dikush tregon per mafien shqiptare do te thote ti japesh nje dore mafies shqiptare ne vend qe te bashkosh pjesen me te madhe te vendit qe natyrisht eshte e shendetshme kunder mafias.
Nje pyetje tjeter vjen nga Kosova per faktin se koka transgjenike nuk ka te beje fare me Kosoven.
Ai referim i imi ne intervisten tone para dy vjeteve per kokainen transgjenike te jete e qarte ishte nje referim ndaj nje mundesie. Kosova eshte nje shtet qe ka nje rrezik mafioz te brendshem te stermadh. Ai qe e mohon kete genjen. Genjen Mafia kosovare eshte e forte. UK-ja qe kosovaret e kane per zemer eshte financuar ka hetime ne SHBA per kete eshte financuar nga kapitale mafioze. UK-ja kerkon para mbi ardhjen e kamioneve administron heroinen
Po tani UK-ja nuk ekziston me...
Sigurisht sepse jane shnderruar ne mafioze. Ata jane bere mafioze. Le te themi ata qe kishin nje administrim ushtarak me te forte jo te gjithe. Nuk jane kurre te gjithe. Por ai referim ndaj kokaines transgjenike ishte nje hipoteze qe ishte bere gjate diskutimeve midis eksperteve te narkotrafikeve dhe thuhej kur cmimi i kokaines transgjenike do te jete i arsyeshem Kosoven do ta shnderrojne ne nje Kolumbi te vogel. Ishte nje referim ndaj faktit se Kosova kontrollohet nga mafiet. Dhe mendoj se mund te them edhe dicka tjeter. Ky mund te duket nje provokim dhe ne fakt eshte pjeserisht i tille por Kosova e ndare deshirohet me shume nga familjet mafioze sesa nga popullsite. Populli ne Kosove e do Tiranen deshiron te bashkohet me Shqiperine. Qeverite jo. Mafiet jo. Mafia kosovare nuk preferohet nga mafia shqiptare. Tirana dhe Prishtina jane dy kartele te ndryshme. Atje ashtu si edhe jashte. Shqiptaret dhe kosovaret mafioze ne Gjermani merren me biznese te ndryshme. Njesoj edhe ne Amerike. Njerezit popullsia shqiptaret e Kosoves ndihen vellezer te shqiptareve te Tiranes. Mafiozet kosovare nuk ndihen vellezer te mafiozeve shqiptare te Tiranes. Tani e gjithe kjo sindikate me duket omertoze. Dhe per ta mbyllur ceshtjen e kokaines transgjenike eshte e natyrshme qe eshte nje hipoteze. Nese do te kishte pasur do te kisha folur ne ndonje hetim. Ishte me teper nje menyre per te thene se ai territor rrezikon te behet nje plage nese nuk eshte nderkaq.
Po vazhdoni te hetoni per mafien shqiptare
Po per mua nuk eshte me nje mafie e huaj. Une kur merrem me mafien shqiptare merrem me mafien e tokes sime ashtu sic merrem me mafien nigeriane. Kastel Volturno qe eshte nje territor afer shtepise sime eshte ne dore te mafies nigeriane. Keshtu qe une merrem me mafien nigeriane ashtu sic merrem me mafien e vendit tim te kultures sime madje te mungeses sime te qyteterimit te mungeses se qyteterimit qe sundon token time lendon token time. Mafia shqiptare nuk ka me asgje te larget. Mafia shqiptare flet italisht ndjek logjikat italiane eshte teresisht e brendshme ne organizaten italiane. Jam i bindur se ose i jepet fund me kete heshtje para krimeve qe e ka pak kultura shqiptare intelektuale domethene te ndjerit i lenduar i fyer kur te flasin per keto gjera. Per te marre nje shembull praktik gazetat shqiptare revistat televizive shqiptare duhet ti hapin te perditshmet e tyre me lajmin e hetimeve qe ndodhin ne Itali kur aty ka shqiptare te perfshire sepse te lejon te kuptosh me shume. Kur Prokuroria e Kozences tregon se Ndrangheta dhe mafia shqiptare jane strukturuar tashme ne nje organizate te vetme ky lajm qe duhet te hape revistat televizive sekziston. Vetem shkruhet sikur lajmi ka te beje me pese gangstere te izoluar. Jo jo jo nuk mund te mendohet keshtu. Edhe per shembull qe femrat shqiptare ne krahasim me dhjete-pesembedhjete vjet me pare jane me pak te pranishme ne tregun e prostitucionit kjo ndodh ngaqe kane ardhur rumunet dhe organizatat shqiptare jane bere me te pasura. Keshtu qe organizatat shqiptare nese munden e shmangin te qendrojne ne kuadrin e prostitucionit dhe qendrojne ne kuadrin e narkotrafikeve. Shqiptaret per shembull sot e administrojne prostitucionin me shume sesa nxjerrin ne rruge shqiptaret sic ndodhte deri dje. Dhe meqe per fat te keq ka ende prostituta shqiptare jane sidoqofte te organizatave me te brishta sipas kendveshtrimit tim. Sot eshte ne dore te rumuneve. Shpesh rumunet komandohen nga shqiptaret. Tani po e perseris te gjitha keto une i quaj te ditura sepse eshte perditshmeria e punes sime. Keshtu qe kur me mberrijne e-mail-e te tipit Po si eshte e mundur Per cilin vend e ke fjalen Ky nuk eshte vendi qe njoh une Une jetoj ketu une cuditem.
Mafia dhe politika shqiptare.....
Ja ne kete per shembull eshte e natyrshme qe ka shume pak hetime. Nuk eshte se italianet mund te flasin apo te bejne hetime mbi qeverine shqiptare. Por kontaktet jane jashtezakonisht te shumta. Me kujtohet Lelo Amato. Lelo Amatoja ishte nje drejtues i kartelit te Sekondiljanos ne Napoli. Dy here ka qene i perzier me shqiptaret. Ai konsiderohet nje perandor i vogel ne Spanje dhe ne Shqiperi. Sot eshte ne burg ne Itali. Ai u perzie dy here me shqiptaret. Heren e pare trafikonte hashash madje me djalin e nje ambasadori une e permend te Gomorra me djalin e nje ambasadori shqiptar ne Itali. Ky djale e ndihmonte te trafikonte po flasim per fundin e viteve 90 te trafikonte hashash midis Italise dhe Shqiperise. Heren e dyte madje u hap nje hetim qe bashkonte kartelet shqiptare kartelet puljeze dhe kartelet napoletane. Dhe ai ne Shqiperi shkonte vazhdimisht duke blere toka duke blere magazina duke administruar kamione. Ja prandaj them qe me siguri politika shqiptare ka kontakte nuk mund te mos flase me mafien. Nuk mund te mendohet Nuk mund te mendohet Kodet e Kanunit qe te kuptohemi jane shume magjepses per intelektualin italian qe studion keto gjera por ne fakt per mafien eshte dicka tjeter. Kanunin e shoh shume te pranishem ne qendrimin e mafiozit shqiptar si dhe te nje mafiozi italian. Kur arrestuan nje bos te Ndranghetes Rabiton ishte vone ishte naten vone dhe i dhane nje panine. Nje bos nuk mund te haje ushqim te ofruar nga nje polic nga nje gjykates sepse per jugorin ne pergjithesi te hash do te thote te ndash. Ne fakt kur une duhet te mbaj distance kundrejt teje them Po se mos kemi ngrene ne te njejten pjate Po pse Mos kam ngrene ndonjehere buke me ty njesoj sikur te hash buke te jete nje menyre intimiteti. Por ky plak filloi te kishte uri kishte frike nga ndonje renie tensioni keshtu qe duhej te hante. E merr kete panine cohet ne kembe po flasim per nje burre 80-vjecar kthehet me fytyre nga muri dhe ha. Ne menyre qe askush prej te pranishmeve te mos mund te thoshte Hengri bashke me ne. Tani nuk donte te thoshte asgje apo jo Ai ishte nje bos qe u arrestua burgim te perjetshem nuk do te pendohej ckuptim kishte te hante ashtu ne tryeze. Keto simbole jane themelore sepse krijojne disipline. Te respektosh kur eshte e rendesishme disa caste domethene disa rituale disa rruge eshte e rendesishme ne kodin e mafias. Kjo i krijon siguri italianit qe trafikon me nje mafioz shqiptar. Edhe ne ceshtjen politike ne muajt e ardhshem nese qeveria shqiptare do ta lejoje dhe nuk do ta persekutoje Prokurorine jam i bindur qe do te dalin shume gjera. Do te dalin shume gjera sepse pushteti shqiptar te cilin une e studioj qe ketej pushteti i mafieve shqiptare eshte eksponencial. Nuk eshte se nga intervista e fundit kam pare ndonje ndryshim. Perkundrazi kam pare prokurore guximtare te izoluar gazetare te guximshem te izoluar police guximtare qe shmangen por nje det me korrupsion
Ju po e ndiqni ate qe po ndodh ne Shqiperi kriza protestat te vraret
Po. Po pashe shume dhe me beri shume pershtypje. Mendoj se eshte nje moment i veshtire qe do te coje ne nje riperteritje. Dhe jam i bindur se demokracia shqiptare nuk do te munde dot kurre te mberrije ne pjekuri pa u cliruar me ne fund nga spektri i mallkuar i komunisteve nuk do te munde dot kurre te mberrije ne pjekuri nese nuk perballon dhe nuk ndalon problemin mafioz. E njejta gje ndodh ne Malin e Zi qe te kuptohemi. Eshte nje situate shume e ndryshme por totalitarizmi komunist ka nje vazhdimesi te mafiet monopoli frika nga kontrolli nga dhuna dhe nga balta. Keshtu qe po u referohesha dokumenteve te sherbimeve te fshehta shqiptare qe nuk jane me te sekretuara. Nuk e di me siguri duhet te kete ndonje kerkues qe po i studion dokumentet e Sigurimit por i ftoj vezhguesit shqiptare ti studiojne ato dokumente sepse vertetojne zyrtarisht marredheniet midis Kamorres dhe shtetit shqiptar para renies se regjimit komunist. Perkon te pakten nga keto dokumente me fundin e marredhenieve midis Kines dhe Shqiperise. Shqiperia perjetoi nje krize shume te nderlikuar dhe udheheqes te shtetit shqiptar te regjimit komunist takuan drejtues te Kamorres napoletane ne vecanti Paskuale Galason dhe Mikele Xaxan te cilet e pranuan kerkesen e Shqiperise per te shitur arme arme qe Kamorra ua shet palestinezeve irlandezeve te gjitha karteleve kriminale qe duan. Arme shqiptare te shitura nga Kamorra. Ne kembim Shqiperia i ofron mbeshtetje ne rruget ujore per kontrabanden e cigareve mikpritje te te fshehurve pra anetareve te Kamorres dhe meqe po flasim per regjimin komunist nuk mund tu ofronte tregun e lire sepse nuk ekzistonte tregu. Por kur regjimi ra ata i kishin nderkaq te gjitha pikat e referimit atje sepse ata gjenerale ata ambasadore ata funksionare komuniste pastaj u bene demokrate dhe ne ate pike u dhane lejet per te hapur fabrikat  mundesine per te investuar ne banka. Kamorra asokohe u jepte shqiptareve edhe shkopinj gome per policine bombat gazlotsjellese gjithe keto gjera. shte e shkruajtur ne ato dokumente. Sepse Shqiperia ne kohen e regjimit komunist instrumentet e shtypjes sovjetikeve nuk ua kerkonin dhe kinezet nuk ua jepnin. Dhe ua jepte Kamorra. Kjo eshte e rendesishme te kujtohet sepse shqiptaret qe kane vuajtur ne ato vite shtypjen e regjimit komunist kjo shtypje ushtrohej me prangat dhe armet qe Kamorra i jepte regjimit gjithnje nese keto dokumente jane te verteta. Dhe sidomos edhe nje element tjeter eshte se borgjezia shqiptare qe po kuptonte qe regjimi po binte filloi te strukturohet fale marredhenieve me kriminalitetin e organizuar qe i jepte valute te huaj. Keshtu qe ne kete rast sinjalizohet ne dokumentet e sherbimeve te fshehta se valuta qe Kamorra u jepte shqiptareve ishte valute spanjolle. Meqe Kamorra napoletane ishte e forte ne Spanje nuk jepnin lireta por jepnin para spanjolle. Para spanjolle qe keta i vinin menjane qe te mund tu qaseshin tregjeve qe kishin rendesi per te blere nga makinat te rrobat nga informacionet te kokaina sepse monedha shqiptare natyrisht qe nuk vlente fare ne rrafshin nderkombetar. Tani  fakti qe e gjithe kjo nuk eshte nje debat i vazhdueshem ne Shqiperi tregon se ka nje dobesi dhe kjo dobesi eshte e rrezikshme. Nuk jam une ai qe po ju tregoj nje vend qe nuk ekziston. Une kam frike se ka shume shqiptare qe e shikojne vendin e tyre ne menyre driteshkurter. Vendi qe ata kujtojne se ekziston nuk ekziston.
Ne Tirane po flitet per demokracine ne nje kohe kur diplomate te huaj madje edhe italiane flasin per stabilitet. 
Sigurisht kjo eshte nje shenje pozitive. Edhe revoltat ishin nje shenje pozitive. Njerezit kuptojne se demokraci do te thote lumturi permiresim i mireqenies fizike intelektuale. Keshtu qe nuk eshte dicka abstrakte te cilen mund ta shkembesh shume mire me pak siguri. Diplomatet natyrisht flasin per stabilitet sepse kane nevoje per nje aleance me qeverine shqiptare. Te tregosh lidhjet qe qeveria shqiptare ka me organizatat kriminale eshte edhe nje menyre per tu mesuar qeverive te huaja cmarredhenie te mbajne me ke te mbajne marredhenie. P.sh. politika e jashtme italiane e viteve te fundit eshte katastrofike marredhenie me Libine marredhenie me Bjellorusine marredhenie me Putinin domethene gjithcka qe eshte larg demokracive i pelqen Berluskonit. Mund te duket si nje batute por atij i leverdis sepse eshte unaza e dobet e Europes. Gjermania veshtire se do ta priste Gedafin me nderimet me te cilat pritet ne Itali. Berluskoni e di kete dhe keshtu qe i shfrytezon marredheniet e keqija te ketyre shteteve me shtetet e tjera europiane per te pasur marredhenie te privilegjuara ai vete. Shqiperia ben pjese ne kete dinamike. Por mendoj se i kane oret te numeruara qe te dyja qeverite. Sepse popullsia kam ndjesine ose eshte thjesht nje shprese njerezit nuk pranojne me nuk e ndjekin me linjen qeveritare po e kuptojne gjithnje me shume se cfare eshte bere. Qeverive ju mbeten besniket. Besniket jane te pamposhtur. faredolloj gjeje te beje shefi ata do ta ndjekin pas deri ne fund. Por ata nuk ngrene peshe ose me mire mund te kene rendesi ne kete faze por ne Shqiperi ka nje ajer te ri.
Me pelqen slogani juaj Nese jo tani kur
Po eshte parulle e bukur e marre nder te tjera nga lufta antinaziste. Po jam i bindur se perseri fati i italianeve dhe fati i shqiptareve jane afer sic kane qene gjate fashizmit sic kane qene ne antifashizem tani do te jene afer ne orvatjen per te ndertuar nje demokraci me te plote. Demokracia shqiptare eshte nje demokraci e vogel ende adoleshente por po vjen pjekuria.
Njerezit ne Shqiperi shpesh besojne se gjithe politika eshte pis te gjithe jane njesoj.
E kuptoj. shte e natyrshme ta mendosh kete. E kam menduar edhe une ne shume faza te jetes sime. Por te mendosh keshtu eshte nje menyre per ti dhene hapesire politikes me te keqe. Te thuash se gjithcka eshte njesoj te mos kuptosh ndryshimet eshte nje gjest antidemokratik. Nuk eshte e vertete demokracia eshte ndryshim. Mbase ka shume politikane te paafte por jo te gjithe jane  hajdute. Dhe ky eshte nje ndryshim nderkaq. Te arrish te thuash se gjithcka eshte nje neveri eshte nje menyre per te legjitimuar cilindo. Sepse ne ate pike justifikon me dinakun me te pameshirshmin ate qe ka me pak rregulla ate qe ka me pak skrupuj. Duke pare revolten ne shesh ne keto dite ne Shqiperi mu duk se ndieva nje zemer te gjalle te ngjashme me ate qe ndodhi kur ra regjimi komunist. Domethene nje atmosfere te ngjashme. Me duket se tani duhet kaluar duhet arkivuar ajo qe ishte periudha e tranzicionit nga komunizmi ne demokraci dhe duhet mberritur me ne fund ne demokraci. MJAFT me tranzicionin
Me pelqeu letra qe u keni derguar te rinjve te levizjes. Do doja ne fund te bisedes tu drejtoheni te rinjve shqiptare.
Une perpiqesha tu thosha studenteve italiane se te djegesh kamioncinat e karabiniereve ato dite protestash ishte nje gjest i dobet qe nuk duhej bere sepse kjo rrezikonte te delegjitimonte protesten. Qeveria nuk iu pergjigj kerkesave te tyre u tha vetem Digjni kamioncina Sulmojini policet Kjo eshte revolta juaj. Keshtu qe une thosha Le te mos e bejme kete Le te shkojme masivisht ne protesta por me instrumente te tjera. Do te me pelqente qe te rinjte shqiptare aq te fuqishem aq te shendetshem ta kuptojne kete. Demokracia e re eshte nje privilegj sepse mund ta ridizenjosh nje vend dhe te rinjte shqiptare e kane kete fat. Une jam i sigurt qe ata jane te vetedijshem tashme se duhet te vazhdojne ne rrugen qe te mund ti bejne te flasin per Shqiperine mediat nderkombetare. shte e vetmja shprese qe kemi ne italianet ju shqiptaret. Me qellim qe mediat nderkombetare te merren me revoltat jo pse pati te vrare sic ndodhi sepse ajo gje kalon per nje sekonde mberrin lajmi dhe kalon si dicka qe duhet zgjidhur ne kuadrin e rendit publik por lajmi per ju te mund te mberrije per temat per hetimet denoncimet. shte me e lodhshme por mund te behet. Nese lind nje enderr e madhe per rilindjen ne Shqiperi bota nuk mund ta shperfille dot.

Marre me shkurtime nga emisioni Shqip i Rudina Xhunges

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›