Berisha: Antikorrupsioni, vleresoj ndihmen e SHBA Rozeta Rapushi
Inaugurohet Qendra e Sherbimit per Tatimpaguesit e Tiranes. Qender e cila do t'ju sherbeje taksapaguesve shqiptare, ne cdo kohe me te gjithe informacionin e duhur. Gjate ceremonise se inaugurimit te kesaj qendre, kryeministri Sali Berisha, duke vleresuar ndihmen e madhe te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, tha se nepermjet kesaj qendre, te gjithe taksapaguesit ne cdo kohe mund te marrin te gjithe informacionin e duhur ne menyre qe te konsolidojme vetedijen e pergjegjesise se larte, qe ata kane ndaj qytetareve shqiptare dhe shteti ka ndaj tyre. "Deshiroj t'ju pergezoj perzemersisht per kete qender, shume te rendesishme te sherbimit ndaj taksapaguesve te vendit, te permbushjes se nje detyrimi madhor, qe qeveria dhe shteti ka ndaj atyre qe me aftesite e tyre krijuese me te mirat, te cilat prodhojne dhe krijojne cdo dite dhe jane promotore kryesor te zhvillimit te vendit", u shpreh Berisha. "I shpreh mirenjohjen me te thelle, qeverise se SHBA, Korporates se Sfides se Mijevjecarit, Agjencise Amerikane Nderkombetare te Ndihmes dhe Zhvillimit, per ndihmen jashtezakonisht te rendesishme qe i kane dhene dhe i japin Shqiperise, ne sistemin e reformave me te rendesishme per ekonomine dhe tregun",-tha Berisha. Sipas tij, Shqiperia nisi projektet e prokurimeve elektronike ne nje kohe kur kishte nje sistem ne te cilin mbi 70% e prokurimeve beheshin pa tender dhe direkt. Ne kete kuader, Berisha vleresoi se me nje pune te perbashket dhe bashkepunim te shkelqyer me USAID-in, u arrit te behemi vendi i pare ne bote me prokurimet elektronike. "Pra transformuam nje sistem te tere dhe nderuam dhe parate e taksapaguesve te vendit tuaj. Ne nisem sistemin e takses elektronike, nje vit me pare ne raportin e Bankes Boterore shkruhej se 1.4 miliarde dollare humbasin cdo vit dhe perfundojne ne xhepat e evazoreve dhe zyrtareve te korruptuar. Ne ishim ne stadin e pragut, pra kishim marre 15 milione, por kur une informova audiencen se ne saje te kesaj reforme, ne vendin tim u mblodhen ne kater vite 5.2 miliarde dollare me shume, ky ishte lajmi me surprize ne ate konference dhe e verteta eshte se ishte pragu qe na nxori ne jashte kompakut, sepse ne kaluam ne vendin e grupeve me te ardhura te mesme dhe te larta, dhe per definicion ne nuk perfitonim, por cilado te ishte shuma qe ne do te merrnim nga kompaku, ajo nuk mund te ishte kurre 5.2 miliarde dollare qe ne mblodhem",-theksoi kryeministri. Sipas tij, kjo mundesoi qe ne vend te realizohet rritja me e madhe e rrogave dhe pensioneve. "Kete vit, me ligj ne kemi vendosur deklaraten fiskale te qytetarit, praktike kjo qe ne vendet tuaja eshte vendosur dhjetera e dhjetera vite me pare. Kjo deklarate eshte shume e rendesishme, sepse ben me te drejte dhe me te ndershme shperndarjen e te ardhurave ne vend. Ndaj dhe une shpresoj dhe e llogaris shume ndihmen e qeverise suaj, ne ndihmen e USAID-it per te kompletuar, per te konsoliduar kete praktike shume te domosdoshme per vendin dhe qytetaret shqiptare",vijoi kryeministri.