E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kush rreh nxënësit pushohet nga puna"

TIRANE-Mësuesit duhet të bëjnë kujdes në sjelljen karshi nxënësve, në të kundërt mund t'u kushtojë edhe vendin e punës. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka deklaruar dje se për të gjithë ata mësues që dhunojnë nxënësit do të merret masa drastike e largimit të menjëhershëm nga puna. Ai ka thënë se ndëshkimet do të jenë të rënda edhe për ata që i dhunojnë fëmijët psikologjikisht në institucionet e arsimit, ndërkohë që u ka kërkuar atyre që të jenë miqësorë. Deklarata është bërë gjatë prezantimit të planit kombëtar që MASH ka me UNICEF-in, 'Shkolla miqësore".

Është pranuar edhe nga ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, por ai ka deklaruar se për fat të mirë shkollat shqiptare renditen ndër shkollat me nivelin më të ulët të dhunës fizike, ndërsa ka pranuar se në nivele më të larta aplikohen ata të formave të tjera. "Nuk ka vend në botë ku shkollat janë të çliruara nga dhuna dhe vendi ynë nuk bën përjashtim. Shkollat tona janë sigurisht të paçliruara nga dhuna, por ne duhet t'i trajtojmë sipas formave të dhunës që shfaqet edhe në shkollat tona", ka deklaruar Tafaj gjatë promovimit të planit kombëtar për një shkollë miqësore.

Ai u ka bërë apel mësuesve që të jenë sa më miqësorë me nxënësit, pasi vetëm me anë të një sjellje pozitive minimizohen format e ndryshme të dhunës, në veçanti atë psikologjike, e cila është më e shpeshtë.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›