E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robinho: Humbja nga Tottenham do të ishte tmerr

Robinho ka deklaruar se nëse ata mposhten nga Tottenhami në ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve, kjo do të ishte tmerr për Milanin.

Milani është në majë të Serie A dhe është i paepur të fitojë kurorën e kampionit të Evropës edhe një herë.

“Spurs mund të mos jenë Manchester United ose Chelsea. Por ata ende janë të rrezikshëm dhe ne kemi nevojë t`ia dalim mirë në San Siro në ndeshjen e parë, për të shmangur të udhëtojmë në Londër nën presion”.

“Do të ishte tmerr nëse ne eliminohemi nga gara. Por ne nuk jemi të nervozuar për këtë ndeshje. Ekipi më i mirë në mbrojtje do të shkojë më tej”, ka thënë Robinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›