UP dënon sulmin ndaj rektorit Rugova
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, reaguan ndaj sulmit kundër rektorit të UP-së, Mujë Rugova gjatë ceremonisë së përvjetorit të themelimit të universitetit.
Në reagim thuhet se Universiteti i Prishtinës është institucioni më i lartë i dijes në vend dhe përherë ka qenë dhe do të jetë gjenerator i emancipimit dhe përparimit të shoqërisë e të vendit tonë.
Më tej në reagim, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, Dekanët e Fakulteteve, si dhe Stafi Akademik dhe Administrativ i UP-së, i japin mbështetje dhe përkrahje rektorit të UP-së, Mujë Rugova për punën dhe përkushtimin e tij në drejtimin e Universitetit të Prishtinës.