Kolegji zgjedhor shqyrton ankimimin e PS-së

Kolegji Zgjedhor është duke shqyrtuar sot ankimimin e Partisë Socialiste, ku kërkohet anulimi i vendimit të KQZ-së për të numëruar fletët e hedhura në kutitë e gabuara, duke kërkuar shpalljen e paligjshme të tij.
Përfaqësuesi ligjor të Partisë Socialiste thanë se vendimi është akt normativ dhe se kemi të bëjmë me rregulla të reja. Ai kërkoi shpalljen e pavlefshme të vendimit të KQZ-së dhe anulim të veprimeve administrative ndërsa e ka cilësuar vendimin e KQZ-së si abstrakt.
“Akti normative u kalua pa kuorum 5 me 2 ndërsa KQZ-ja nuk duhet të vlerësonte votat e gabuara pasi ka kaluar kompetencat me këtë vlerësim” ka theksuar avokati i PS-së.
Ndërkohë nga vendimi i sotëm i Kolegjit i hap rrugë edhe shpalljes fitues së fituesit për bashkinë e Tiranës nëse do të jetë kandidati I majtë Edi Rama apo kandidati i mazhorancës Lulzim Basha.