E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robinho: Tek City mendojne si te vegjel

Pas transferimit te kritikuar nga Real Madrid per tek “citizens”, Robinho nuk ka duruar me, duke hedhur nje lume kritikash ndaj shokeve te skuadres.

Nuk kane kaluar vecse tre muaj qe braziliani Robinho te kuptoje mendesine dhe nivelin e skuadres se Manchester City. Pas transferimit te kritikuar nga Real Madrid per tek “citizens”, Robinho nuk ka duruar me, duke hedhur nje lume kritikash ndaj shokeve te skuadres.

“City ka lojtare te mire por mentaliteti eshte i njejte me ate te nje skuadre te vogel”, eshte shprehur sulmuesi ne nje interviste te publikuar ne gazeten “Sun”. Me tej, ai ka pohuar se tek Real Madrid ekzistonte nje tjeter mentalitet, ai i nje skuadre te madhe dhe sipas brazilianit, nje gje te tille duhet te bejne edhe lojtaret e Manchester City-t.

“Kemi nje skuader te mire por ketu gezohen nese arrijne te pestet ose te gjashtet ne fund te kampionatit. Mjafton shume pak, pasi edhe nje barazim eshte i pranueshem. Mungon vendosmeria per te mundur Chelsea, Liverpool dhe Manchester ne shtepine e tyre”, shton Robinho.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›