Real Madrid, shtohen dy te demtuar ne liste

Real Madrid “tkurret” perdite e me shume. Skuadra madrilene nuk po gjen paqe nga demtimet e shumta qe vazhdojne te mbushin infermierine. Emrat e fundit ne radhen e te demtuarve te shumte jane Sneijder e Pepe.
Pas sfides se humbur ne Getafe, holandezi eshte demtuar ne kembe dhe duhet te qendroje per te pakten 2 jave larg fushave, ndersa mbrojtesi portugez ka pesuar nje terheqje ne kofshen e djathte dhe do qendroje per rreth 1 muaj nen vezhgimin e vazhdueshem te mjekeve.
Ky eshte nje lajm i keq per trajnerin Schuster, i cili nuk do t’i kete te gatshem lojtaret per ndeshjen e rendesishme pas disa ditesh kunder Barcelones.
Per sa i perket repartit te sulmit, Higuain vazhdon te kete probleme, ndersa Raul dhe Saviola pritet te mbushin serish hapesiren ofensive. Mesfusha eshte ajo qe vuan me shume, pasi edhe holandezi Robben ka pesuar nje demtim, ndersa argjentinasi Heinze nuk do jete serish ne mbrojtje.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code