E Diel, 1 Nëntor 2026

Lilian Thuram gjen pasardhesin biologjik

Yohann Thuram ka debutuar kete fundjave me Monakon ne ndeshjen kunder Auxerre ne pozicionin e portierit.

Nese degjojme apo lexojme mbiemrin e tij “Thuram”, menjehere mendja na shkon tek Lilian, mbrojtesi legjendar i Frances. Por historia perseritet dhe tashme mendja mund te na shkoje edhe tek nje tjeter futbollist.

Behet fjale per kusheririn e ish mbrojtesit te Barces, Juventusit e Parmes, i cili quhet Yohann. 20 vjec, 1.87 i gjate dhe 85 kg, pasardhesi i dinastise Thuram ka debutuar kete fundjave me Monakon ne ndeshjen kunder Auxerre ne pozicionin e portierit. Ai ka zevendesuar italianin Flavio Roma qe pesoi nje demtim.

Shtypi francez ka nxituar qe ta mbyse me levdata lojtarin e ri, duke thene se ai ofroi nje siguri te madhe per mbrojtjen e skuadres nga principata. Nese te gjitha elozhet jane te verteta, atehere nuk duket e larget dita kur Thuram te pasohet nga nje pasardhes biologjik edhe pse ne nje tjeter rol, ate te portierit.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›