Robinho kërkon qëndrim në Santos

Sulmuesi brazilian, Robinho shpreson që Santos të arrijë marrëveshje me Manchester Cityn për vazhdimin e qëndrimit të tij në Brazil. Robinho iu bashkua Santosit në formë huazimi në janar pas fillimit të vështirë të sezonit 2009/10 në City.
Ai e gjeti formën e tij më të mirë në vendlindje, por periudha e huazimit në Santos ka përfunduar dhe tani është e paqartë se ku qëndrojë e ardhmja e tij. Menaxheri i Cityt, Roberto Mancini ka thënë se pret rikthimin e Robinhos në klub, mirëpo 26-vjeçari dëshiron të mbetet në Brazil.
“Shpresoj që kjo të mos jetë një lamtumirë”, tha Robinho pas paraqitjes së tij në ndeshjen e fundit të huazimit në Santos.
“Nuk është lehtë të bindet City në arritjen e një marrëveshjeje, por besoj tek udhëheqësit e Santosit të jenë të suksesshëm. Mendoj se i takoj Brazilit më tepër se Premierligës. Menaxherët e mi kanë marrë disa oferta nga klube të tjera evropiane por gjithçka është në pritje derisa Santos të takohet me Cityn”, përfundoi Robinho.