E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robinjo: Ose une, ose Ronaldo!

Futbollisti i Kombetares braziliane, Robinjo ka zgjatur kontraten me Real Madridin deri ne vitin 2013, por drejtuesve te klubit u ka vene nje ultimatum: ai do te largohet ne rast te blerjes se Kristiano Ronaldos. Drejtuesit e klubit madrilen ia kane plotesuar te gjitha kushtet financiare qe i ka kerkuar braziliani ne kontraten e re. Ne fakt, 24-vjecari me kontraten e re pesevjecare do te fitoje 3 milione euro ne edicion, perkatesisht dy here me shume se fitimi i deritashem, por serish ka nje "gozhde" varur siper qetesise se tij, pasi portugezi duket gjithnje e me shume afer Madridit dhe kjo do te thoshte me pak hapesira. "Nese e blini Ronaldon, une do te largohem", u ka thene Robinjo drejtuesve te klubit, pasi, sipas tij, me ardhjen e portugezit do te shkaktohej nje rremuje e madhe ne skuader, pasi per te njejtin rol krahas tij konkurron edhe Arjen Roben.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›