Godeli vishet ne ar
Kur delegacioni kuqezi po i jepte doren pergatitjeve te fundit per udhetimin disaditor ne Kine, ne Emes te Frances, Daniel Godeli, peshengritesi i klubit Shtermeni, ka mahnitur mbare kontinentin me paraqitjen e tij. Ai ka perpire te tjera medalje ari, duke i lene kundershtaret me gisht ne goje. Dhe cfare rezultati per nje djalosh qe nuk i ka mbushur ende 17 vjec dhe peshon 62 kilograme: 118 kilograme te ngritura ne shkeputje, 145 kilograme te ngritura ne shtytje dhe 263 ne dygaresh, e bene emrin Daniel Godelit surprizen e vertete te mbremjes dhe lajmin me te forte, duke anashkaluar paksa Lojerat Olimpike dhe delegacionin kuqezi. Ne kete Kampionat Evropian merrnin pjese 51 vende nga Kontinenti i Vjeter, por mes tyre dhe ne peshen trupore 62 kilograme ka qene shqiptari Daniel Godeli, sportisti kampion i klubit te talenteve, Shtermenit dha nje sinjal te forte se ky sport ne vendin tone do te vazhdoje te qendroje me elitari dhe per kete arsye duhen rritur kushtet e sportisteve te rinj, qe medaljet te burojne lume per Shqiperine. Godeli eshte nje emer i panjohur per shtangen shqiptare, por te gjithe e dine se nga dje ai eshte heroi me i ri kuqezi.
Vemendje
Deri dje askush nuk e kishte idene se kush ishte shtangisti Daniel Godeli. Gjithashtu, deri dje, shumekush e kishte harruar emrin e klubit te Shtermenit, fshatit te rrethit te Elbasanit qe prodhon me shume sportiste elitare se te gjithe, se e gjithe Republika. Ndaj duhet me shume vemendje per Shtermenin.