E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roboti “Çita” arriti rekord të ri në shpejtësi

Roboti  “Çita” ka arritur rekord të ri në shpejtësi duke lëvizur 29 kilometra në orë, në një laborator në Shtetet e Bashkuara.

Ky robot është krijuar në firmën Boston Dynamics në Masaçusets dhe financohet nga ushtria amerikane.

Kompania ka deklaruar se roboti arriti rezultat më të mirë se rekordi i mëparshëm, që ishte vënë në vitin 1989 nga një robot me dy këmbë në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, me shpejtësi 21 kilometra në orë.

Roboti mund të lëvizë më shpejt se sa ritmi mesatar njerëzor i vrapimit, por ende është larg krahasimit me fituesin e medaljes së artë olimpike, Usain Bolt nga Xhamajka, i cili për një orë i kalon afërsisht 45 kilometra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›