E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, Lidhja e Votuesve kritikon zgjedhjet presidenciale

Lidhja Ruse e Votuesve, e përbërë nga personat e njohur dhe aktivistët kundër udhëheqjes së Vlladimir Putinit, ka dënuar zgjedhjet presidenciale të së dielës, duke i cilësuar si “fyerje për shoqërinë civile”.

Në një deklateë, kjo lidhje tha se “është e pamundshme të njihen rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, për shkak të shkeljeve të mëdha”.

Të dielën e kaluar, më 4 mars, Vlladimir Putin, aktualisht kryeministër, ka siguruar edhe mandatin e tretë presidencial, duke fituar afro 64% të votave, sipas rezultateve zyrtare.

Këto votime ishin kritikuar edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë, që thanë se procesi ishte jokorrekt pasi autoritetet anonin për Putinin dhe se nuk kishte garë të mirëfilltë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›