Roboti njerëzor do të punojë në Fukushima
Roboti i famshëm i Hondës vazhdon të rritet. Shkencëtarët japonezë kanë prezantuar një robot me karakteristika humane. Tashmë ka ardhur koha që roboti të ecë pak më shpejt, të hidhet me një këmbë vetëm, të mbajë ekuilibrin, madje dhe të arsyetojë.
Shumë shpejt modeli i ri i robotit do të ofrohet në zonat të cilat janë të goditura nga fatkeqësitë natyrore, në Fukushima. Roboti Asimo, i quajtur kështu në nder të romancierit të shkencës Isak Asimov, është i gjatë sa një fëmijë (1,30 metra). Tashmë fatmirësisht është përmirësuar për të qenë gjithnjë si një fëmijë.
Mostrat e reja u prezantuan ditën e martë nga shkencëtarët e Honda Labs. Pas versionit të vitit 2005, robotët tani mund të ecin me shpejtësinë maksimale, 9 km/orë.