Në 2013 anglishtja, provim i detyruar
Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëri të ditur se përveç matematikës dhe letërsisë, në vitin 2013 si provim i detyruar i Maturës Shtetërore do të jetë dhe gjuha angleze.
Ministri Myqerem Tafaj pranoi se njohuritë e anglishtes në shkollat e zonave rurale janë problematike, por ndërkohë ka vlerësuar një rritje të gjuhës angleze si zgjedhje e maturantëve në provimet e maturës.
Tafaj këtë deklaratë e bëri gjatë një takimi me nxënës të shkollës së mesme artistike Jordan Misja në Tiranë, të cilët u certifikuan për TOEFL, projekt i mbështetur nga Ambasada amerikane.